studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Puna e paraqitur në këtë vëllim është konkluzioni i një faze të rëndësishme në bashkëpunimin midis bashkisë sonë dhe asaj të Gjirokastrës por në të njëjtën kohë një fillim për një interpretim të ri të kooperimit ndërkombëtar, i kuptuar si një mundësi rritjeje formuese për të rinjtë tanë.
Kur në 1999 e largët atëherë ish Kryetari i bashkisë të qytetit shqiptar Ylli Asllani vizitoi Grottammaren, qyteti i tij ( ashtu si gjithë Shqipëria) sapo kishte dalë nga një nga periodat më tragjike të historisë së tij.
Qëllimi i vizitës ishte një binjakëzim midis dy qyteteve tona por Kryetari Asllani deshi të thellonte të gjitha aspektet e organizimit urban të qendrës sonë dhe vëmendje të veçantë i vuri instrumentave urbanistikë të qeverisjes së territorit, duke na kërkuar të bashkëpunojmë për të transferuar këto praktika të sukseshme edhe në qytetin e tij.
Arsyetimi shume largpamës ishte që kriza e vendit të tij ishte duke kaluar dhe shpejt fluksi migrator do të kishte ndryshuar kursin e tij me kthimin e atyre që kishin braktisur Shqipërinë në valën e një shprese lirie dhe të fitimeve të lehta ; këtyre personave ishte e përshtatshme ti imponoheshin disa rregulla në gjendje që të adresonin zhvillimin duke vënë si themel interesin e gjithë kolektivitetit dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një planifikimi të kujdesshëm.
Që atëherë shumë rrugë kemi bërë së bashku duke rimësuar ne nga ata vlerat e një sistemi ekonomik të bazuar mbi disponueshmërinë e kufizuar të resurseve dhe ata nga ne administrimin korrekt të territorit nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve në të gjitha fazat vendimarrëse.
I lë eksperincës dhe profesionalitetit të teknikëve të shpjegojnë, në ndërhyrjet e përfshira në këtë publikim, përmbajtjet e punës, e zhvilluar sipas meje me një entuziazëm dhe sakrificë duke patur parasysh punimet e pakta të mëparshme shkencore që mund ta mbështesnin, edhe në nivel ndërkombëtar.
Dua të ndalem mbi të gjitha mbi vlerat kulturore dhe shoqërore që projekti TRANSISMIC ka ndërthurur midis shumë partnerëve institucionalë, duke prurë këtë eksperiencë në planet formative të të rinjve që po përgatiten të marrin profesionin e teknikut.
E kam fjalën për eksperiencën e mrekullueshme që ka përfshirë tetë studentë të Iinstitutit tonë për Gjeometër “Fazzini/Mercantini”, duke i projektuar në një realitet shoqëror, ekonomik dhe kulturor plotësisht të ndryshëm nga ai yni.
Prova e dhënë nga të rinjtë të angazhuar në aktivitetet e rilevimit dhe të matjes së territorit ka qënë një kënaqësi e madhe për të gjithë ne përveç se edhe një sinjal i vërtetë inkurajimi për të vazhduar programet tona të kooperimit jo me një shpirt prej “kolonizatorësh modernë” por me një dëshirë për të përfituar nga njohuritë për të ndërtuar forma konkrete, të një vëllazërie reale midis popujve.
Në mbyllje të ndërhyrjes time nuk mund të mungojë një falenderim për Dott.ssa Marina Maurizi të Departamentit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunitare, Kooperim Territorial dhe Delegacioni i Brukselit të Rajonit Marche, njohëse e thellë e realitetit shqiptar, që ka ndjekur punën tonë me ngulm dhe me pasion që nga 1999 bashkë me stafin e saj.

Massimo Luigi MERLI - Kryetar i Bashkise se Grottamares

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com