studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Gjirokastra është qyteti “fatlum” që ka të parën kushtetutë urbane, mjaft shkencore dhe serioze për të përballuar sfidat e të sotmes dhe të nesërmes.
Plani i Rikuperimit te Qendres Historike dhe një varg punësh të prodhuara prej bashkëpunimit tejet professional dhe miqësor prej binjakezimit midis dy Bashkive, Gjirokastër e Grottammare është shembulli më rigoroz i një funksionimi perfekt të ideve, vizioneve dhe punëve të dobishme që realizuam specialistët dhe drejtuesit e të dy vendeve.
Ky bashkëpunim u zgjerua edhe më tej duke përfshirë specialistë të tjerë të Grottammare, Provincës së Ascoli Piceno, Rajonit te Markeve e në këto katër vite realizoi:

  1. Hartografine dixhitale te qytetit te Gjirokastres.
  2. Zyren e Planit ne Bashkine Gjirokaster.
  3. Disa botime cilësore për urbanistikën dhe pasuritë arkitekturore të Gjirokastrës.
  4. Asistencë teknike për disa specialistë.
  5. Harta e Zonifikimit te Qendres Historike - Pjese e Dosjes se UNESCO-s.
  6. Planin e Rikuperimit te Qendres Historike (viti 2006)
  7. Gjirokastra eshte i pari qytet shqiptar qe ka nje Plan Rikuperimi per Qendren Historike.
  8. Plani perben Kushtetuten, modelin dhe metodikën institucionale të nderhyrjeve restauruese ne qendren Historike “Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Botërore” në Unesco.

Bashkia Gjirokaster ne baze te ketij Plani te niveleve bashkohore ka nje instrument shume te rendesishem që me aprovimin institucional të Ministrisë së Turizmit, Kulturës e Sporteve do të realizonte punë të dobishme e afatgjata në këtë qytet.
Plani rikuperimit të Qëndrës Historike sëbashku me projektin tjetër te rendesishem "Transizmik" – “Reziku Sizmik i Qendrës Historike te Gjirokastres” janë një mundësi e shans i shkëlqyer për fillimin e punës për Planin e Përgjithshëm Urban të qytetit Gjirokastër.
Bashkia Gjirokaster fale këtij bashkepunimi me partneret italiane ka tani nje baze per te bere te mundur edhe Planin e Pergjithshem Urbanistik te zhvillimit te qytetit, një projekt ambicioz që do të ketë partnerë Bankën Botërore.
Hartimi Planit të përgjithshëm urban të zhvillimit të qytetit do të jetë dhurata më e bukur që do të prodhojë bashkëpunimi ynë, dhuratë që do ti shërbejë prespektivës së jetës në një qytet si Gjirokastra, do tu shërbejë brezave. Eshtë rasti të falenderoj përzemërsisht e të shpreh mirënjohje për të gjithë ata që e ideuan këtë bashkëpunim, për Kryetarin e Bashkisë së Grottammares, Luigi Merli, për stafet e drejtuesit e Provincës së Ascoli Piceno, Rajonit te Markeve, për specialistët italianë e shqiptarë.
Uroj suksese e punë të tjera të mbara për Gjirokastrën tonë!

Flamur Bime - Kryetar i Bashkise se Grottamares

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com