studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Ishte janari i 1999, sapo isha rizgjedhur si kryetar bashkie në Grottammare dhe me ateherë këshillëtarin Luigi Merli, prita në Bashki Ylli Asllanin, kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës: propozimi vinte nga AICCRE (Shoqata Italiane për këshillin e Komunave dhe të Rajoneve të Evropës) që i propozonte 13 Komunave italiane të punonin në një binjakëzim me po aq realitete të bregut tjetër të Adriatikut në kuadrin e një projekti që kishte për qëllim nxitjen në ato vende të zhvillimit të sistemit demokratik.
Bashkëpunimi lindi menjëherë: pikënisja ishte ajo që t’ju ilustronim miqve shqipëtarë se si funksiononte administrata dhe se si ishte zbatuar një projekt i demokracisë së gjerë, pra se si mund të përkthehej thirrja e qytetarëve për të vendosur së bashku mbi zgjedhjet vendimtare për jetën e komunitetit lokal.
Më pas bashkëpunimi u orientua mbi domosdoshmërinë për të sjellë mjete dhe aftësi profesionale për të bërë të mundur që Gjirokastra dhe Shqipëria të arrinin një qëllim mjaft prestigjoz, futjen e qëndrës historike të qytetit në pasuritë e njerëzimit të ruajtura nga Unesko.
Dhe kështu, ndihma vendimtare e Rajonit Marche dhe e Provincës së Ascoli-t, lindi, gjithmonë në një shpirt pjesëmarrës që përfshiu qytetarët, Planin e rekuperimit të qëndrës historike të Gjirokastrës, kusht i domosdoshëm për të arritur në vlerësimin prestigjoz.
Kanë kaluar pothuajse dhjetë vjet, ndërkohë kanë ndryshuar 4 kryetarë bashkie në Gjirokastër, por kjo lidhje e fortë, e bindur midis dy brigjeve të Adriatikut jo vetëm që nuk është ndërprerë por është zgjeruar dhe në objektiva të tjerë ambiciozë.
Ashtu si është ai i paraqitur në këtë publikim: me pat një kuadër të përcaktuar, ekzakt mbi sa është i pranishëm rreziku sizmik në qëndrat antike urbane që ndodhen në dy brigjet e Adriatikut, si një element me vlerë të pafundme për administratorët që duan të planifikojnë një zhvillim të ekuilibruar të territorit duke mbështetur një rekuperim urbanistik inteligjent që është drejpërdrejt i lidhur me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Si president i Provincës, ent plotësisht i përfshirë në këtë inisiativë, kam vazhduar të ndjek me interes dhe pjesëmarrje rritjen e këtij raporti që, hap pas hapi, është pasuruar duke shkuar përtej marrëdhënieve institucionale: teknikët tanë që kanë punuar krah për krah, në këto vite, me administratorët dhe teknikët shqiptarë, kanë konsoliduar miqësi që sot përbëjnë vlerën e shtuar të këtyre inisiativave. “TRANSISMIC” është projekti që, falë fondeve evropiane Interreg IIIA, do të 19 kontribuojë që të bëjë më të sigurt ndërtesat që, këtej dhe andej detit, tregojnë një histori fisnike dhe plot joshje, por përfaqëson edhe rastin e duhur për tu kuptuar si në një shtëpi të vogël të përbashkët që është sot planeti ynë, nuk është e imagjinueshme një zhvillimi skuilibruar, i shpërndarë dhe i pakufizuar.
Një konfirmim i mëtejshëm që solidariteti, vëllazëria, kooperimi solidal nuk janë koncepte bosh të ndonjë endërrimtari, por rrugë të detyruara dhe eksperinca të jetuara që rriten dhe zhvillohen në mënyrë të vetvetishme kur personat bashkohen, duke tejkaluar diferencat gjuhësore dhe kulturore, për të ndërtuar një të ardhme të ndryshme.

Massimo Rossi - President i Provinces se Ascoli Piceno se Grottamares

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com