studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Prej 3-vjetësh Universitetet shqiptare filluan en bloc reformën në strukturë e në kurrikula sipas modelit të Marrëveshjes së Bolonjës.
Implementimi i plotë i kësaj reforme me të gjithë përbërësit e vet është një proces që kërkon kohën e vet. Kurrikulat universitare shqiptare po orientohen gjithnjë e më shumë në dy drejtime themelore:

  • Formimi i të riut me vlera universale që është një dimension i vetë shekullit në të cilin po jetojmë.
  • Aftësimi profesional i të rinjve shqiptar për tregun kombëtar e global të punës.

Përsa i përket orientimit nga tregu në universitetet shqiptare, po synohet ndërtimi i një kurrikule pragmatike, e cila gradualisht do t’ia zërë vendin kurrikulës skolastike.
Kjo kurrikul po mban parasysh gjithmonë e më shumë bashkëveprimin e integrimin e shoqërive tona.
Gradualisht Universiteti shqiptar po synon të shndërrohet në një element të rëndësishëm komunitar, duke e orientuar dijen në të mirë të komunitetit si dhe dukë dhënë zgjidhje që përmirësojnë jetën e saj.
Konkretisht, Universiteti i Gjirokastrës, si institucioni më i rëndësishëm arsimor në Jug të Shqipërisë ka qënë një partner i denjë dhe i rëndësishëm në të gjitha projektet e përbashkëta midis rajonit të Markeve (Itali) dhe rajonit të Gjirokastrës.
Universiteti ka qënë promotor i zhvillimit të gjithanshëm të këtyre marrëdhënieve dhe ka dhënë një ndihmë të madhe në konkretizimin edhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Universitetet Italiane i ka fillesat e veta në vitet 90 kur u bë binjakëzimi me Universitetin e Leçes.
Por këto marrëdhënie u bënë shumë intensive pas vitit 2005.
Përmendim:

  • Pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve tanë në projektin “Misioni arkeologjik italo-shqiptar në Hadrianopol (Shqipëri) dhe Urbisalia (Itali).
  • Marrëveshja kuadër midis Universitetit të Gjirokastrës dhe Universitetit të Maceratës.
  • Marrëveshja për kursin “Master në Arkeologji” midis këtyre dy Universiteteve.

Gjithashtu në Universitetin e Gjirokastrës janë organizuar në bashkëpunim me partnerët italianë dhe ne vecanti me Zyren e Atasheut per Bashkepunim Universitar , Shkencor e Teknik ne Ambasaden Italiane keto aktivitete :

Nëntor 2003
Konferenca ndërkombëtare shkencore me temë: “Pasuria arkeologjike e Jugut të Shqipërisë – një element i rëndësishëm zhvillimi”

26-30 Maj 2007
Java e kulturës dhe shkencës italiane në Gjirokastër me temë: “Ide. Plane dhe projekte për zhvillimin e qëndrueshëm të Jugut të Shqipërisë”.

9 Shkurt 2008
Konferenca ndërkombëtare me temë: “Inxhinierët, arkitektët dhe dizenjuesit italianë dhe roli i tyre në vlerësimin e qytetit të Gjirokastrës, pasuri universale e UNESCO”.

11 Shkurt 2008
Konferenca ndërkombëtare me temë: “ Universiteti i Gjirokastrës, procesi i Bolonjës dhe roli në strategjinë yrore të zonës”.

Në kuadër të projektit “Transizmik” në vitet 2007-2008 u realizuan 4 misione logjistike në Gjirokastër dhe ne Universitet.
Unë si Rektor i Universitetit pata rastin të zhvillojë dy takime me studentët shqiptarë dhe italianë të angazhuar në projektin “Transizmic” si dhe kam ndjekur edhe pjesemarjen e tyre ne terren, ku konstatova me shumë kënaqësi bashkëpunimin e frytshëm të dy palëve (shqiptare dhe italiane) në procesin e rilevimit te objektet ne Qendren Historike.
Në këto takime profesorët italianë te Institutit te Grottammare-s të drejtuar nga arkitekt Fabrizio Torresi shprehën konsideratë të lartë për kontributin dhe bashkepunimin e studentëve shqiptarë në këtë projekt.
Eksperiencat pozitive te lartpermendura na japin me shume siguri per te ardhmen , duke krijuar keshtu me shume besim dhe hapesira per integrimin e universitetit ne pozicionin e Partnerit kryesor.

Gezim Sala

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com