studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

"….Megjithatë Italia ka lidhje të stërlashta me Shqipërinë. Në perandorinë romake, në mesjetë e deri tek okupimi turk shkëmbimet kanë qenë të vazhdueshme. Republika e Venedikut pati mbrojtur tokat shqiptare. Ka një qëndrim fisnik të shqiptarëve ndaj italianëve, njëfarë hapjeje shpirtërore, në pritje. Nga ana tjetër gjithmonë përçmim. Shqiptarët nuk janë të largët si tunizianët, libianët, janë të njohur për italianët, sepse banojnë me shekuj të tërë në tokat italiane, kanë gjetur strehim në Itali, bëjnë pjesë në historinë italiane, një milion italianë e kanë bërë luftën në Shqipëri dhe kundër Shqipërisë, me qindra e qindra edhe janë martuar. Sot shkëmbimet janë edhe më të mëdha. Nuk mund të kihet një vend përpara"

Kështu Ismail Kadare përshkruan raportet midis Italisë dhe Shqipërisë në mbyllje të një interviste të gjatë të lëshuar Piero Del Giudice-s për revistën Galatea.
Mund të themi me siguri që raportet midis Marcheve dhe Shqipërisë kanë qënë shumë të ngushta gjatë viteve të fundit, me një shkëmbim interesash vërtet aktiv.
Rruga e gjatë e afrimit dhe e njohjes reciproke ka dhënë frytet e saj:

i pari përfaqësohet nga predispozimi i një instrumenti themelor për ruajtjen dhe rritjen e vlerës së pasurisë arkitektonike dhe urbanistike, pra Planin e Rekuperimit të qëndrës historike të Gjirokastrës;
i dyti, duke marrë shkas nga problematikat e përbashkëta të dy territoreve ndërkufitarë në lidhje me karakteristikat e sizmicitetit , është i përbërë nga rezultatet e projektit TRANSISMIC.
Redaktimi i një plani rekuperimi të qëndrës historike dhe fazat e mëvonshme të aprovimit dhe të aplikimit të tij supozojnë një shprehje dashurie për qytetin historik.
Kujdes bëhet për diçka që duhet, pjesë e të cilës ndihesh dhe që do të mbështetësh, duke kontribuar që ta përmirësosh, duke ndrequr të këqiat e saj, duke korrigjuar kushtet negative.
Njohja e zonave të lashta të banuara si një dëshmi historike na lejon të kalojmë nga një ide ruajtje për vetëm pjesën artistike në një shtrirje në mbrojtje të dokumentave të historisë, të nënkuptuara pikërisht si pasuri kulturore.
Kjo do të thotë që të tejkalohet idea e një ruajtjeje që aplikohet me episode, duke arritur në inkuadrimin e problemeve në terma kontestual më të përgjithshëm.
Kanë kuptim dhe rëndësi jo vetëm vlera artistike por, mbi të gjitha materiali i dokumentuar.
Ruajtja nuk zgjidhet vetëm në ndërhyrjen mbi vetëm objektet, nuk përqëndrohet më rreth kryeveprës, monumentit, objektit të artit, por i drejtohet materialit të dokumentuar dhe kontekstit të shtresëzuar.
Të mbrosh qëndrën historike do të thotë të njohësh rëndësinë e trasmetimit brezave të ardhshëm të kuptimit dhe të vlerës të një pasurie kulturore.
Prej shumë vitesh në Evropë, dhe në veçanti në Itali, vëmendja është përqëndruar mbi qëndrat e lashta dhe historike, mbi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës që do të thotë të ruash shenjat themelore, për më tepër ti nxjerrësh akoma më në evidencë, nëse nevojitet, dhe ti kthesh në më të përdorueshme.
Vërehet një kujdes gjithnjë më i madh për atë që është me të drejtë përcaktuar si pasuria kulturore e ndërtuar (Lichfield, 1988).
Ndërtesat me interes monumental dhe çka rreth tyre historikisht e konsoliduar janë sot objekt i një interesi të gjerë, pikërisht për karakteristikat kulturore që i njihen, dmth për aspektet dëshmuese, dokumentare, estetike që na përfshijnë drejtpërdrejt dhe për të cilat është nevoja e trasmetueshmërisë në brezat e ardhshëm dhe kulturës së tyre.
Nuk është një rast, në fakt, që Deklarata e Amsterdamit e 1975 përcakton pasurinë arkitektonike të Evropës “ të pazëvendësueshme….për pasurimin e jetës të të gjithë popujve, në të tashmen dhe në të ardhmen”.
Dhe në Kartën evropiane të pasurisë arkitektonike, e shpallur gjithnjë në Amsterdam në 1975, i njihet pasurisë arkitektonike aftësia që të përfaqësojë një ambient themelor për ekuilibrin dhe zhvillimin kulturor të njeriut, duke përbërë një element thelbësor të kujtesës së njeriut aktual, që nëse nuk do ti trasmetohej brezave të ardhshëm në pasurinë dhe diversitetin e tij, do të privonte njerëzimin nga ndërgjegja e të ardhmes së tij.
Ruajtja e një arkitekture historike presupozon njohjen e një vlere të veçantë për të, që mund të jetë artistike, dokumentare dhe dmth estetike dhe historike; bëhet fjalë që ti njihet kësaj ndërtese kuptimi i një vepre arti e/o dëshmie historike. Në 1967 Komisioni parlamentar i hetimit mbi gjëndjen e pasurive kulturore në Itali ( Komisioni Franceschini) deklaronte që do ti njihte pasurisë historike, arkeologjike, artistike dhe peizazhore një vlerë të shquar qytetërimi, absolute, universale dhe jo kalimtare, e tillë që ta karakterizojë si pasuri të njerëzimit për të cilën çdo posedues, çdo vend, çdo brez duhet të konsiderohen vetëm ruajtës, dhe atëherë përgjegjës përballë shoqërisë, gjithë botës së qytetëruar dhe brezave të ardhshëm.
Vetë komisioni pohonte më tej që ndërgjegja e vlerave supreme dhe të pazëvendësueshme të pasurisë historike, arkeologjike, artistike dhe peizazhore duhet të jetë e pranishme tek çdo qytetar, si element i edukatës së tij qytetare dhe si detyre njerëzore, duke përbërë një angazhim që është kusht thelbësor në mënyrë që ligjet e ruajtjes dhe në përgjithësi veprimi publik në këtë fushë të arrijnë qëllimin e tyre.
Në 1972 me Kartën italiane të restaurimit jepen instruksionet e para për ruajtjen e bërthamava të lashta urbane , duke specifikuar qartë që me qëllim përvijimin e qëndrave historike , duhen marrë në konsideratë jo vetëm “qëndrat” urbane tradicionale, por më në përgjithësi – të gjitha vendbanimet njerëzore, unitare ose të copëzuara, edhe pse pjesërisht të trasformuara gjatë kohës, janë krijuar në të shkuarën ose, midis atyre të mëvonshme, ato që kanë një vlerë të veçantë dëshmie historike ose cilësi të spikatura urbanistike dhe arkitektonike.
Karakteri historik i referohet interesit që vendbanimet përfaqësojnë si dëshmi qytetërimi të së shkuarës dhe si dokumente të kulturës urbane, edhe pavarësisht nga vlera artistike ose formale ose nga aspekti i tyre i veçantë ambjental, që mund të pasurojnë ose nxjerrin më tej në pah vlerën, sepse jo vetëm arkitektura, por edhe struktura urbanistike zotëron në vetvete, kuptim dhe vlerë.
Para se të përqëndrohej një vëmendje e fortë mbi këtë temë, qëndrat historike ishin objekt i plaçkitjeve: ishte e shpeshtë të shihje ndërtesat komplekse, tipologjikisht dhe morfologjikisht interesante, të kundërvëna nga shembje masive dhe nga rindërtime pa asnjë lloj vëmendje. Mungesa totale e vëmendjes është trasformuar më vonë pothuajse në një mumifikim të qëndrave historike.
Por duke dashur të ruash “si ishte, ku ishte”, shkohet në pengimin e një përdorimi fleksibël real dhe progresiv ashtu si do të dëshironim. Është e nevojshme që të nxiten ato trasformime që të ruajnë kujtesën e së shkuarës, por në të njëjtën kohë të lejojnë atë zhvillim tipik të mënyrës sonë të jetesës.
Në disa qytete evropiane janë kryer ndërhyrje shumë të rëndësishme në qëndrat historike që kanë ditur të mbrojnë të shkuarën pa kufizuar zhvillimet dhe transformimet.
Kusht i domosdoshëm që qëndrat historike të ruhen dhe jetojnë është ai i nxitjes së përdorimit dhe shfrytezimit më të madh të hapësirave.
Pa praninë konstante të personave që në ato vende banojnë, në mungesë të aktiviteve, këto pasuri nuk mund të trasferohen në vite.
Nuk duhet harruar më tej që pasuria arkitektonike përbën një kapital, përveç se shpirtëror dhe kulturor, edhe ekonomik dhe social me vlerë të pazëvendësueshme.
Bashkësia e arkitekturave historike përcakton kondita ideale për zhvillimin e një game të gjerë aktivitetesh, dhe mund të lehtësojë një shpërndarje të mirë të funksioneve dhe integrimin më të gjerë popullsisë brenda qyteteve. Vetëm një njohje e thellë e të gjithë aspekteve që bëjnë pjesë në jetën e qëndrave të banuara antike, mund të sjellë në realizimin të aq shumë të dëshiruarës ruajtje të integruar, e nënkuptuar si “rezultat i përdorimit të përbashkët të teknikës të restaurimit dhe të kërkimit të funksioneve të përshtatshme”, ashtu si është parashikuar nga Karta e Athinës në 1931.
Nuk mund të mendohet që ruajtje të kuptojë paprekshmëri; puna shkencore duhet të gjejë mënyrën që të bëjë transformimet të pajtueshme me natyrën dhe vendet.
Degradimi i arkitekturës historike, dmth, mund të nënkuptohet si një paefektshmëri e përgjitshme e ndërtimeve dhe ambjentit rreth tyre: paefektshmëri e skemës statike dhe garancisë në cilësinë e materialeve, paefektshmëri e imazhit, paefektshmëri në funksionimin e secilit komponent, paefektshmëri në garantimin e kushteve minimale të jetueshmërisë, paefektshmëri në garantimin dhe nxitjen e aktiviteteve ekonomike dhe ne aktivimin e kushteve sociale në gjendje të përmirësojnë në mënyrë të drejtë cilësinë e jetës.
Degradimi i një qëndre historike është dmth një fenomen kompleks, në përcaktimin e të cilit influencojnë së bashku faktorë të ndryshëm: teknologjik, estetik-kulturor, fuknskional, ambjental, financiar, ekonomik dhe social.
Meqënëse përgjithësisht vjetërsimi fizik i një pasurie, dmth humbja dhe shkatërrimi i saj , rrjedh nga ai ekonomiko-ambjental i zonës në të cilën ajo ndodhet, i cili është i pasuar përgjithësisht nga ai pozicional dhe më vonë fuknsional, është e qartë pamjaftueshmëria e ndërhyrjeve drejtuar ekskluzivisht ndaj efekteve, pa vepruar njëkohësisht edhe mbi shkaqet e degradimit.
Duket qartë nga sa u tha më sipër, që plani i rekuperimit është një instrument themelor për mbrojtjen dhe rritjen e vlerës së qëndrave historike, që duke u nisur nga një analizë e vëmendshme dhe vlerësim i pasurisë ekzistuese, tejkalon vizionin e ndërhyrjeve mbi emergjenca të veçanta për të përqendruar vëmendjen në të gjithë strukturën urbane historike dhe në lidhjet e saj me pjesën e re të qytetit. Duke patur parasysh shpejtësinë e ndryshimit, shumëllojshmërinë e interesave të përfshira, vlerën e resurseve në lojë, është e nevojshme që planet e rekuperimit të hyjnë në fuqi në kohën më të shkurtër të mundshme nga përgatitja e tyre, për të evituar që vlerësimet dhe udhëzimet të vjetërsohen para se të aplikohen.
Nga problematikat e lidhura me karakteristikat që bashkojnë qëndrat historike të Italisë dhe Shqipërisë lindi projekti TRANSISMIC, që ka ndjekur në mënyrë specifike problematikat sizmike. Sensi i thellë i një inisiative si TRANSISMIC nuk qëndron vetëm në vlerën shkencore të mbledhjes, të përpunimit të të dhënave, të krijimit të një modeli: në këtë sens puna ka qënë e gjatë dhe komplekse, por duke parë rezultatet finale, sigurisht e kënaqshme.
Vlera e vërtetë e inisiativave të këtij lloji qëndron në gjetjen e problematikave të përbashkëta për vende që dalin në të njëjtin det, në bashkërendimin dhe konfrontimin për të rilevuar elementët që përkojnë dhe ata që përplasen, në kërkimin e një gjuhe të përbashkët që të ketë si bazë njohjen e valencës reale të qëndrave tona historike.
Qëndrat historike nuk ekzistojnë për merita tonat, përbëjnë për të gjithë ne një pasuri që kemi thjesht trashëguar dhe që kemi detyrimin të trasmetojmë në të gjithë vlerën e saj brezave të ardhshëm.
Nuk prodhon rezultate pozitive bllokimi dhe ruajtja në informacionet dhe në aktvitetet e burokracisë.
Zhvillimi i instrumentave, informacioneve, të njohurive mund të vijë vetëm nëse jemi në gjendje të vëmë në dispozicion informacionet dhe ti komunikojmë, duke tejkaluar rezistencat dhe mbylljet tipike të strukturës burokratike të disa sistemeve publike.
Përdorimi i lirë i të dhënave mund të bëjë të mundur për këdo zhvillimin e aktiviteteve të veta.
Projekti TRANSISMIC mbyllet me këtë publikim.
Pas projektit TRANSISMIC urojmë që të mund të vazhdohet të punohet së bashku për të rritur njohjen reciproke, sensibilizimin e shoqërisë civile, të organizacioneve private dhe të autoriteve publike mbi vlerën e qëndrave historike, duke u impenjuar për të ofruar asistencë reciproke nga pikëpamja teknike dhe shkencore, për të ndihmuar shkëmbimet e specialistëve për formacionin dhe informacionin, duke njohur që cilësia dhe ndryshueshmëria e qëndrave tona historike përbëjnë një pasuri për gjithë kolektivitetin, për mbrojtjen e së cilës, administrimin dhe planifikimin duhet bashkëpunim.

Liliana Ruffini

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com