studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Deshirojme se pari te themi se ky është një refleksion bazuar mbi të dhëna historike dhe pak punime studimore të kryera.
Kjo pasi Gjirokastra eshte “ndriçuar” nga studiuesit shqiptarë por edhe të huaj, vecanërisht për ndërtimet e periudhes otomane, vlerat e të cilave ruhen edhe sot dhe janë përfshirë edhe në Listën e Pasurive Botërore të Unesco-s.
Për këtë qytet dhe vecanerisht ndertimet e Qendres Historike gjate viteve ‘20-‘40 të shekullit të kaluar janë shoqëruar me pak të dhëna dhe me interesime modeste të studiuesve, pasi dihej se gjatë regjimin komunist si për vlerat e krijuara gjatë mbretërimit të monarkisë së Zogut e mbi te gjitha per vlerat te krijuara fale influeces italiane, ishte e pamundur të flitej.
Mbetet, ti rikthemi më shumë kronikave të kohës apo kujtimeve të atyre që i jetuan këto vite për ti hedhur një vështrim ndertimeve te kesaj periudhe.
Lulëzimi i tregëtisë sjell gjatë viteve ‘20-‘40 ndërtime me një stil të ri në Gjirokastër Vitet ‘20-‘40 njohin në Gjirokastër fillimin e lulëzimit të tregëtisë veçanërisht me Italine dhe Greqine fiqinje.
Mjafton të kujtojmë që Porti i Sarandës kthehet në këto vite në Portin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri me volume të mëdha të shkëmbimeve tregëtare me Italinë.
Kete port do ta frekuentonin tregetaret e shumte gjirokastrite qe leviznin ne intinerarin Sarande-Brindizi-Bari per te vazhduar pastaj ne te gjithe Italine.
Pa lene pa permendur ndertimin e aeroportit dhe funksionimi i linjeve te brendeshme dhe atyre carter me Italine.
Pikërisht ky zhvillim sjell jo vetëm përmiresimin e gjendjes ekonomikë të mjaft prej familjeve gjirokastrite dhe lindjen e marëdhënieve të reja ekonomike, por edhe hapësira të reja lidhjesh dhe shkëmbimesh me përtej- detin.
Duke shfrytëzuar pozicionin e Gjirokastrës në një kryqëzim rrugësh të rëndësishme, me një traditë të trashëguar, gjirokastritët do të arrinin të krijonin me të shpejtë një shtresë të re të kamurish në qytete që do të përcaktonte edhe nevojën për investime përfshi fushën e ndërtimit dhe shërbimeve.
Ishte koha kur marrëdhëniet e reja ekonomike që po krijoheshin po linin pas ato feudale të krijuara gjatë sundimit otoman dhe po orientoheshin me të shpejtë nga perëndimi.
Së bashku me marrëdhëniet e reja ekonomike edhe korentet kulturore nisën të pasuroheshin dhe ti sillnin Gjirokastrës një frymë të re emancipimi të mendimit.
Nëse do tu referoheshim të dhënave për disa objekte që u ndërtuan gjatë kësaj periudhe , pra gjatë gati dy dekadash, ato u përkasin kryesisht këtyre tregëtarëve dhe kësaj shtrese që po krijohej.
Madje shumë pronarë të këtyre banesave ose vilave janë persona që kishin aktivitet tregëtie me Italinë.
Ndër këto ndërtime, përgjatë gati njëzet viteve, spikasin banesa dhe vila, por edhe hotele në zonën e Pazarit karakteristik, si dhe komplekse tregëtare.
Por nuk munguan edhe ndërtesat bankare, objektet shkollore apo objektet administrative disa prej të cilave janë ne funksion edhe sot.
Disa nga ndërtimet Më lejoni të paraqes disa nga këto ndërtime dhe referimet përkatëse kohore për vitin e ndërtimit dhe për autorët e projektit:

BANESA (VILA):

  • Emin Kokalari – Vile e ndertuar ne Palorto ne periudhen ’31 –‘33 - Ark.Giovani Buseli.
  • Papavangjeli - Vile e ndertuar ne lagjen Varosh ne vitin ‘37.
  • Aleks Ceci - Banese tre kateshe ne lagjen Varosh (ish radio)
  • Teli Mihali - Banese dhe tregetore lagje Varosh 1937(tregetar)
  • Koco Kekezi - Banese katerkateshe Lagje Varosh (tregetar)
  • Niko Tola - Banese dykateshe Lagje Varosh (tregetar)
  • Taho Alite - Banese Lagje Hazmurat (tregetar)
  • Niko Mico - Banese Lagje Varosh (tregetar)
  • Niko Tolica - Banese Lagje Varosh (tregetar)
  • Lame Kareco – Banese Lagje Varosh (ish minister i financave )
  • Cene - Banese Pazar
  • Fidhi - Banese tre kateshe Lagje Varosh
  • Gligor Floko - Banese tre kateshe Lagje Varosh.

Karakteristikat e këtyre banesave në një vështrim të shpejtë
Karakteristike per keto banesa të ndërtuara gjatë kësaj periudhe jane:
Ne pamjen e jashtme spikasin: ballkonet, verandat grilat ne dritare, kangjellat me hekur te punuar ne ballkone,veranda dhe obore, dyert e hekurta etj.
Nga ana strukturore vihet re perdorimi i kollonave dhe trareve prej betoni dhe celiku si dhe ndarja e kateve me soletat me beton si dhe tulla te vendosura gjysem hark ne shina celiku.
Ne ambientet e brendeshme kemi perdorimin e pllakave, mermerit ne shkalle si dhe pllakave dekorative.
Catite me tjegulla perbejne nje tjeter element karakteristike ne pjesen me te madhe te ndertimeve te kesaj periudhe.
Teresia e elementeve te lartpermendur mungojne ne banesen karakteristike gjirokastrite të ndërtuar më parë.
Ne ndertimet e kësaj periudhe vëmë re gjithashtu përdorimin e teknologjive të reja të ndërtimit të cilat sjellin tipologji të reja arkitekturore në Gjirokastër.
Ballafaqimi me teknologjitë dhe teknikate reja të ndërtimit është një cështje që edhe sot meriton vëmendje të posacme dhe ngjall mjaft diskutime që besoj do tua lëmë studimeve të tjera të këtij lloji.

 

Ndërtimi i Hoteleve dhe “modernizmi” i Pazarit të Gjirokastrës
Po gjatë kësaj periudhe kemi hedhjen e hapave në ndertimin e disa hoteleve në qytet ne stilin arkitektonik dhe funksional italian.
Ndër këto hotele përmendim Hotel “Royal “ ose Hotel “Reale” ( hotel “Sopoti” i sotëm ) si dhe Hotel “Savoia” (Kashau i sotëm).
Hotel “Royal”, prone e familjes Hajderaj, eshte ndertuar ne disa faza dhe per disa vite rrjesht.
Forma perfundimtare me pak ndryshime ne ambjentet e brendeshme eshte ajo qe kemi edhe sot.
Ky objekt perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen ne qendren historike te Gjirokastres.
Ketu pervec dhomave te gjumit kishte edhe nje restoran e bar modern per kohen. Niveli i ketij hoteli sipas të dhënave historike duket edhe tek personat qe kane fjetur ne te, si ish - Mbreti i Italise Viktor Emanueli i III, motrat e Mbretit Zog, tregetare, ushtarak te larte italian dhe gjermane etj.
Akoma sot kemi te ruajtura te ky objekt elementët karakteristike të arkitekturës italiane te stilit “Umbertino”, si ballkonet, kangjellat, elementet dekorativ te kornizat e dritareve, kendet e punuara etj.
Si elemente strukturore vihen re kollonat dhe traret e betonit si dhe shinat e celikut,soletat si dhe shtresat me pllaka dekorative.
Ndarja e kateve (dyshemete) te keto dy objekte hoteliere eshte realizuar me elemente te rinj te panjohura me pare, ato jane te pregatitura me shina hekuri ku mbeshteten tullat qe formojne gjysem harqe te vegjel,ku ne pjesen e siperme u veshen me pllaka duke krijuar nje tip dyshemeje te pa njohur ne ndertimet e mepareshme.
Keta element te rinj riten cilesine strukurore por edhe komoditetin e ambjenteve.
Emrat e dy hoteleve “Royal” ose “Reale” dhe “Savoia” ne Gjirokaster i ndeshim edhe te Guida turistike italiane e 1940 “Albania” botim i TCI – Turing Club Italia.

 

Objekte Tregetare

Zhvillimet e vrullshme të këmbimeve tregëtare do të sillnin në Gjirokastër edhe nevojën per investime në qendra tregëtare apo njesi tregëtare.
Një nga më të spikaturit dhe që sot është lënë në një gjendje të mjerueshme është Kompleksi Tregetar i “ Zigait” ne Pazar , prone e z.Aristidh Zigai. Ky objekt i datuar ne 1937 për nga ndertimi i tij , nga ana arkitekturore dhe funksionale prezanton element krejtesisht te rinj per qytetin.
Ketu ndeshim perdorimin e betonit ne kollona trare dhe soleta si dhe hekurin dekorativ ne kangjellat dhe shkallet e shumta qe ka objekti.
Ne pjesen e poshteme ne ambjentet qe kane sherbyer si magazina ndeshim perdorimin si element sigurie te tarrabave metalike.
Nuk është e lehtë të dallosh një modernitet ndërtimor që ndonëse nuk u ngjason ndërtimeve të periudhës ottomane, sot perfaqeson një vlerë që duhet të përtërihet dhe të marrë vlerë funksionale.
Një ndërtim tjetër i po kësaj periudhe ishte Tregetorja dhe banesa e tregetarit Themeli Lito te Sheshi i Cercizit.
Sot ajo nuk ekziston pasi eshte prishur kur u ndertua hotel “Cajupi”. Objekti ka pase arkiteture tipike italiane ne te gjithe elementet e tij.
Kati i pare ka sherbyer si ambjent tregetar ndersa katet e siperme si banesa. Ruhen edhe sot foto të kohës që e paraqesin këtë ndërtim.
Po në këtë zonë kemi pasur edhe dyqanin e Selfateve te sheshi i Cercizit ish - Mapo (Kati i pare te ish hotel “Royal” me pamje nga sheshi Cercizit.)
Tregetorja dhe banesa e Tili Mihalit ne Lagjen Varosh ,ndertuar ne vitin 1937 ka funksionuar si dyqan ne katin a pare dhe banese ne dy katet e tjera. Karakteristike jane ballkoni me kangjella hekuri dekorativ,dritaret me grila , dhe veranda ne pjesen e siperme.

 

Objektet Bankare

Per here te pare Gjirokastra njeh aktivitetin bankar ne vitet ’30 me ndertimin dhe venien ne funksion te dy Bankave: “Banca Nazionale d’Albania “ dhe “Banco di Napoli”.
Ndertesa e te pares ka qene pas Bankes se Kursimeve ( Banka Raiffaisen) te ish kinemaja e vjeter,ndersa e dyta eshte te hyrja e Pazarit, godina e ish Pasticeri “Tirana”.
Te dy keto objekte kane elemente te panjohur me pare ne ndertimet e qytetit.
Per vete funksionin qe ato kane pasur ketu kemi perdorim te betonit, hekurit dhe mure masive guri me llac.
Te “Banco di Napoli” kemi prezencen e ballkoneve me kangjella dekorative,por nuk mungojne ne keto objekte edhe hekurat ne dritare ne forme kangjellash , grilat e renda dhe tarabate si element sigurie.
Ne ambjentet e brendeshme organizimi i ambjenteve eshte bere ne funksion te aktivitetit qe ato kryenin ku te binte ne sy aredimi me elemente te pa njohur me pare ne objektet e Gjirokastres, sic mund te permendi dollapet dhe tavolinat e renda me dru are, kariket dhe kolltuqet me veshje lekure.
Gjithashtu ndeshim perdorimin e pllakave dekorative ne shtrimin e dyshemeve.
Te gjithe elementet e mesiperm prezantuan para Gjirokastriteve elemente te rinj te pa njohur me pare, por me vone do te beheshin dicka normale.

 

O bjektet shkollore: Godina e Gjimnazit (ish Liceu) dhe Shkolla Profesionale (ish baza prodhuese e gjimnazit)

Liceu i Gjirokastres perfaqeson objektin kryesor arsimor ne Qendren Historike i ndertuar sipas teknikave arkitekturore dhe strukturore me te avancuara te kohes.
Objekti perfundon se ndertuari ne vitin 1942 ne formen qe e kemi edhe sot. Godina e re u ngrit mbi objektin e ish Liceut francez te vitit 1928 i shkateruar nga lufta.
Ne godinen e gjimnazit kemi te aplikuar shume elementë arkitektonik ,strukturor, funksional, hidraulik te cilet i japin objektit vlera unikale por edhe nje harmonizim ne kontekstin e qytetit.
Sipas specialisteve ne kete objekt kemi te aplikuar nga ana arkitektonike stilin “Piacentinian”, ndersa nga ana strukturore pervec mureve masive ,kollonave,trareve dhe soletave te betonit, karakteristike ngelet veshja e dyshemeve te korridoreve dhe klasave me pllaka graniti si dhe e shkalleve me mermer.
Element i rendesishem jane edhe volumet(kubaturat) neper klasa.
Ne anen e pasme te Liceut (Gjimnazit) ndodhen disa objekte ne forme kapanonesh ku nje prej tyre aktualisht perdoret si palester.
Ne keto ambjente ka funksionuar shkolla teknike italiane, filiali i Institutit “Montani”.
Sistemi i ndertimit te ketyre ambjenteve eshte sipas teknikave te reja per kapanonet industriale (vitet ’30-’40) te panjohura me pare ne qytetin e gurte.
Mbulesat jane realizuar me kapriata celiku, tiranta dhe llamarine e valezuar e mbeshtetur ne shtresa druri.
Nje element i papermendur me lart por shume karakteristik per ndertimet e kesaj periudhe eshte prezenca e cative me tjegulla te kuqe dhe tarracat e betonit me parapete.

 

O bjektet administrative: Ish Prefektura dhe ish Bashkia

Objekti i pare nuk ekziston me pasi eshte djegur ,ne baze te fotografive te kohes ai ndodhej te kodra ku sot eshte lokal “Fantazia”, ndertimi ka qene ne stilin neoklasik.
Objekti i ish Bashkise ndodhej ku sot kemi pjesen kufizuese te ish hotel Cajupit me hyrjen e rruges qe te con ne Bashki.

 

Ndërtime të tjera

Në vitet tridhjetë në qendren historike te Gjirokastres ndërtohet godina e ish Kishes Katolike te kodra poshte obeliskut.
Sot ky objekt nuk eshte pasi eshte prishur ne vitet ’80 per te ndertuar kompleksin kulturor.
Ne baze te fotografie ky objekt edhe pse i perkiste nje stili te vecante arkitektonik ka qene i armonizuar me kontekstin e qytetit duke dominuar qendren historike.
Objekte te tjera te projektuara dhe ndertuara nga specialistet italiane te kesaj periudhe jane edhe Godina e Centralit Elektrik ( SESA), Godina(Stacioni) i Aeroportit te Gjirokastres, ish Mulliri etj.
Ketu do te donim te theksonim se Godina e aeroportit te Gjirokastres fale punimeve reabilituese te realizuara vitin e kaluar nga DIE – Delegacioni Italian i Eksperteve ka pesuar restaurim total.

 

Hartografia aereofotogrametrike

Pervec ndertimeve te shumta qe permendem me lart ku ndjehet dukshem influenza e shkolles italiane te ndertimit dhe projektimit kemi ne kete periudhe edhe disa studime qe do te ndihmonin ne zhvillimet e ardheshme urbanistike ,konkretisht ne vitin 1937 Instituti Gjeografik Ushtarak i Firences realizon per here te pare Hartografine aereofotogrametrike te qytetit te Gjirokastres ne shkallen 1:5000.
Hartografia i sherbeu gjithe studimeve dhe planeve te zhvillimit qe u realizuan ne vitet e mevoneshme.
Hartografia u realizua mbi bazë të një poltike të përgjithshme urbane të ndërmarrë nga mbreti Zog. Mbi bazë të modelit perëndimor Mbreti i dha nje rendesi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, nje pjese e te cilave gjeti zbatim thonë kronikat e kohës.
Sipas studiuesve Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese mbas clirimit të Shqipërisë në 1944.
Periduha në fjalë përbën një nga shtresëzimet më të rëndëishme të Muzeut arkitekturor që përfaqëson qendra historike e Gjirokastrës Ashtu si elementët e tjerë të kësaj stratigrafie periudha para otomane, otomane, periudha që u ndalëm në këtë vështrim dhe ajo gjatë viteve të regjimit komunist, të gjitha së bashku duke u studiuar dhe evidentuar sjellin refektime mbi të tashmen dhe të ardhemne qendrës historike.
Këtë proces ne dëshirojmë ta nxisim pasi në fushën e trashëgimisë diskutimet mbi të shkuarën janë po aq të rëndëishme sa diskutimet për të ardhmen.

 

Rikthimi i Vëmendjes së arkitektëve italianë për Qendrën Historike të Gjirokastrës pas viteve nëntëdhjetë

Pas hapjes së Shqipërisë në vitet nëntëdhjetë në Gjirokastër vërshojnë jo vetëm turistët e huaj që ishin privuar nga regjimi komunist për të parë qytetin e gurtë, te cilin e njihnin më së tepërmi nga librat e Ismail Kadaresë, që ishin botuar jashtë vendit, por edhe studiues dhe arkitekte.
Asambli i plotë i banesave që njihen si “kulla qytetare” ishte mjaft tërheqës për ta për elementët arkitekturorë dhe të ndërtimit.
Që në këto vite nis interesimi edhe i arkitektëve specialisteve italianë për Qendrën Historike të Gjirokastrës.
Në vitin 1999 firmoset marrëveshja e binjakezimit mes Gjirokastrës dhe bashkise se Grottammares, marreveshje qe i hapi rrugen shume projekteve: realizimit te Hartografise dixhitale(2002) te territorit te Girokastres, celjen e Zyres se Planit te Bashkise dhe realizimi i Planit te Rikuperimit te Qendres Historike te qytetit (2006), ishin tre fazat e një projekti kooperimi te decentralizuar qe do të niste krijimin e raporteve të bashkepunimit te Rajonit te Markeve, Bashkisë Grottammare dhe Provinces se Askoli Piceno me Bashkine Gjirokaster.
“Besoj qe Adriatiku mund te shenderrohet ne nje “ det evropian” mbi te cilin te udhetojne projektet e zhvillimit ekonomik dhe social te bazuara mbi partneritete te forta territoriale qe te japin sensin e pjesemarrjes ne nje komunitet te vetem te perkushtuar ne ndertimin e nje sistemi të qëndrueshëm ne te cilin te jene te vleresuara te gjitha mundesite dhe shanset e zhvillimit”, shkruante atëherë Gian Mario Spacca, Presidenti i Rajonit të Markeve.
Bashkëpunimi me Rajonin e Markeve, Provinëcn e Ascoli Piceno dhe Bashkine Grottamare do të kthehej në një proces të pakthyeshëm dhe një vit më parë një Projekt i përbashkët për “Rrezikun Transizmik” në Gjirokastër do të niste udhën.
Ne besojmë se këto ura bahskëpunimi do të vazhdojmë pasi aktualisht Gjirokastra ndodhet në një proces delikat, atë të ripërtëritjes dhe rijetëzimit të zonës historike në funksion të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit.
Ky qytet që gjithmone ne historine e tij ka marrë dhe ka dhënë vlera me brigjet e përtej adriatikut ka tashmë pjese te tij lidhjet, miqtë dhe profesionistët italiane te cilet kane mbjelle pemë me rrënjë të thella ne bashkëpunimin dhe miqesine midis popujve tane.

Teodor BILUSHI - Raimond KOLA

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com