studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Gjirokastra, “Qytet Muze” vec vlerave te saj, perben ne vetvete nje arkiv ku sistemet shoqerore ekonomike kane lene gjurme me stilin arkitekturor dhe ndertimet e tyre.
Me artikullin tone do te perpiqemi te trajtojme gjurmen e periudhes se socialzmit, te vendosur me prepotence ne Qendren Historike.
Duke trajtuar kete periudhe te gjate dhe te rendesishme si per gjithe historine e Shqiperise dhe per Gjirokastren, do te perpiqem sa me shume te jete e mundur ti largohem subjektivizmit ideologjik, qofte te periudhes qe do te trajtoj prape, te socializmit, apo dhe te kohes se sotme.
N.q.s shteti i ri shqiptar u konstituua pas luftes se dyte boterore, ne vitin 1945, politikat sociale dhe te zhvillimit te ketij sistemi filluan te zbatoheshin ne vitet ’50.
Nen parullat dhe frymezimet e komunizmit qe kerkonte te ndertonte sistemin e ri, jeten e re, ne te gjithe Shqiperine, por edhe ne ne Gjirokaster, filloi te prishej dhe te shkaterohej cdo gje qe konsiderohej perfaqesuese e regjimit te vjeter dhe te instaloheshin linjat e reja te arkitektures komuniste.
Mendoni sa e rende ishte kjo goditje per Qendren Historike te Gjirokastres.
Ne vitin 1951 ndertohet ish Kinemaja e qytetit, aty ku dikur egzistonte ndertesa elegante e Prefektures.
Duket qarte frymezimi prej arkitektures ruse.
Vit pas viti Qendres Historike te Gjirokastres nen pretekstin e mungeses se ambjenteve per institucionet e reja fillojne ti bashkangjiten ndertesave historike, ndertesa e sotme e Keshillit te Qarkut (autor ark. S.Luarasi), Telekomi (ark. S. Luarasi), Banka Kombetare dhe Pallati siper saj, (autor ark. Mico Pepa), ish Banka e Kursimeve dhe pallati siper saj, Pazar (ark. A. Doraci), godina e Hotel “Cajupit” dhe ish Komitetit Partise se Punes sot Bashkia (ark. S. Luarasi.), ish Klinika Dentare – Lagjia Hazmurat, (ark. A. Doraci), Posta e Vjeter (ark. Vasilika Cico).
Ne keto ndertime qe zaptojne Qendren Historike, dhe mund te themi qe totalisht e transformojne ate, vendoset qarte frymezimi ideollogjik, sipas momenteve te zhvillimit te politikave zyrtare.
Ne rast se do te themi qe Pallati i Pioniereve dhe shkolla Cajupi, ishin thjesht kopje te tipeve ruse, ne “Murin e madh kinez” qe u ndertua per te zgjeruar kapacitetin e Sheshit te Cercizit, ideologjizimi ishte banal.
Ajo qe u shperbe ne kete periudhe te rendesishme ndertimesh ne Gjirokaster, nuk mund te rikuperohet.
Duhet ti gezohemi faktit qe ne qofte se u transformua pamja e Qendres Historike ne disa pjese te saj, sistemi urbanistik dhe marredheniet e Kalase me elementet baze te ketij sistemi, Pazarin e Vjeter, Pazarit, Shtate Kronjte dhe Xhamine u ruajten.
Kjo faze ndertimesh dhe transformimesh ne qendren historike, mesa duket la gjurme, dhe me kalimin e kohes, zgjoi ne koshiencen dhe ndergjegjen e projektuesve rruajtjen e vlerave arkitektonike te qytetit te Gjirokastres.
Perpjekjet e sforcuara te arkitekt Luarasit per te improvizuar te ndertesat e reja disa harqe dhe portike me gure, ishin shume pak. Ne vitin 1961, qeveria shqiptare, shpall Gjirokastren “Qytet Muze”.
Nje dekade me vone, aprovohet dhe rregullorja e ruajtjes se qytetit muze. Tashme, litari kishte dy ane qe terhiqeshin fort: nje krah i ndertuesve dhe arkitetkteve qe kerkonin ndertime te reja dhe transformimin e gjithckaje te vjeter, dhe krahun tjeter, qe filloi te forcohej, te restauratoreve dhe te historianeve, qe ndertuan jo vetem infrastrukturen ligjore por edhe ndergjegjen e rruajtjes se qytetit muze.
I pari dhe me i rendesishme prej tyre eshte profesor Gani Strazimiri, me emrin e te cilit lidhet shpallja e qytetit muze te Gjirokastres, rregullorja dhe te gjitha politikat e restaurimit dhe rruajtjes se vlerave te trasheguara.
I dyti, profesor Emin Riza, njohesi, studiuesi dhe autori kryesor i nderhyrjeve restauruese ne qytetin e Gjirokastres.
I treti ishte Iliaz Babameto, drejtor i pare i Ndermarjes se Monumenteve ose Ateliese se Gjirokastres, guida perfekt e vlerave te qytetit ne te gjitha fushat.
Duhet permendur patjeter zonja Eli Buka, inxhiniere restauratore e gjithe nderhyrjeve ne Gjirokaster.
Me keta emra, dhe me punen e tyre, qe nga viti 1961 e deri sot, lidhet nominimi i rreth 60 monumenteve te kategorise se pare, si edhe restaurimi i rreth 42 prej tyre vit pas viti.
Restaurimi ne thelbin e tij, perbente per monumentete e kategorise se pare rruajtjen e 100% te vlerave dhe per monumentet e kategorise se dyte rruajtjen e vlerave arkitektonike dhe pershtatjen e interierit per banim.
Ne siperfaqen e qytetit muze ku funksionojne kondicionet e regullores, operonin ne restaurimin e monumenteve te kategorise se pare Dega e Institutit te Monumenteve, ne restaurimin e ndertesave te kategorise se dyte Ndermarja Komunale, dhe ne ndertimet e rendesishme politike Ndermarja e Ndertimit.
Demi me i madh gjate ketyre viteve te rendesishme ndertimore dhe restauruese ishte mosfunksionimi i nje bashkerendimi shkencor per ruajtjen por dhe menaxhimin dhe zhvillimin e qendres historike.
Keshtu ne te njejten kohe, ndersa prof. Riza me koleget e tij restauronin Zekate, Skendulate, apo Toro, si shembuj unikale dhe sot te vlerave te restaurimit, ndermarja e ndertimit, (ark. M. Pepa) ndertonte Shtepine e Pritjes, Odeonin (ark. S. Bakllama), Urani Rumbon, Kinemane e Re (ark. A. Doraci), Pallatin e Oficereve (ark.E.Dobi), duke shkateruar pjese te rendesishme te ansambleve arkitektonike.
Renia e regjimit komunist, fatkeqesisht u pasqyrua ne menyren me te tmershme ne qytetin e Gjirokastres dhe Qendres se tij Historike.
Mosfunksionimi i asnje lloj ligji, apo institucioni, iu la dore e lire gjithe atyre qe siguronin disa leke per te shkateruar monumente qindravjecare.
Rilevimet dhe Studimet e realizuara ne bashkepunimin i suksesshem me Rajonin e Markeve, Provincen e Askoli Picenos dhe Bashkine e Grottammares gjate ketyre viteve, duhet vleresuar jo vetem per zbulimin e realitetit por edhe si nje thirje per ndalimin e ndertimeve pa leje ne dem te vlerave arkitektonike, dhe rritjen e kujdesit te shoqerise shqiptare drejt ketij monumenti unikal te UNESKO –s.

Vladimir Qirjaqi

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com