studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Projekti TRANZISMIK lind nga një intuitë e grupit të studiusve që kanë botuar Planin e Rekuperimit të Qëndrës Historike të qytetit shqiptar të Gjirokastrës, në momentin që u ndërgjegjësuan për rreziqet e lidhura me rekuperimin dhe vlerësimin e një pjese të rëndësishme të qytetit që pikërisht për vlerat e saj historike paraqet probleme serioze në ripërdorimin e ndërtesave që bëjnë pjesë.
Gjatë përpunimit të Planit u arsyetua rreth paradoksit të paraqitur nga një rekuperim pa siguri; dmth fakti që të promovosh ripërdorimin e strukturave urbane historike pa siguri, mund të ekspozojë qytetarët drejt një rreziku më të madh kundrejt një situate normale degradimi.
Këtyre problematikave u provua tu jepej përgjigje nëpërmjet ekspertëve në fushën e rrezikshmërisë së zonave dhe cënueshmërisë (cënueshmëri =vulnerabilitet) të ndërtesave.
Studimi që ka rrjedhur paraqet një hap të parë, sigurisht jo përfundimtar, për të arritur në ndërgjegjsimin mbi rrezikun sizmik në një pjesë të veçantë të qytetit të karakterizuar nga prania e ndërtesave të shumta antike.

Skeda e shpejtë (speditive)

U vendos në mënyrë parësore të veprohej në mënyrë të tillë që të bëhej e mundur një screening i shpejtë i Rrezikut Sizmik në Qëndrat Historike, me kosto relativisht të ulta, duke garantuar përsëritshmërinë në realitete të tjera të ngjashme.
Ky proçes ka pikën e tij të fortë në përkufizimin, të bashkërenduar midis të gjithë grupeve të studimit, të një skede që mund të kompilohet shpejtë dhe që mund të përmirësohet vazhdimisht, edhe në fazën e ardhshme të eksperimentimit të zgjeruar të parashikuar në një zonë të rëndësishme që përfshin 24 komuna të provincës të Ascoli Piceno.
U synua në mënyrë të veçantë në mbledhjen brenda një kohe të shkurtër të një sasie të madhe të dhënash nga personel jo shumë ekspert dhe i trajnuar në një kohë të shkurtër dhe në një përpunim të të dhënave sa më pak të mundshëm të influencuar nga faktorë interpretimi subjektiv, duke lënë këtë fazë për një nivel të mëvonshëm që mund mund të arrihet nëpërmjet përpunimit të peshuar të vlerave të mbledhura.
U vendos për më tepër të kufizohej hulumtimi në pjesën e jashtme të ndërtesave, duke evituar hyrjen brenda tyre, gjithnjë e vështirë dhe jo gjithnjë e mundur mbi të gjitha në rastin e ndërtesave të pabanuara ose në gjendje të larte degradimi. Pamundësia e hyrjes në këto ndërtesa, e mundshme dhe reale në rastin e Qëndrave Historike, do të rrezikonte të kthente të dhënat e mbledhura jo homogjene dhe prandaj me rrezik të lartë gabimi .
Mungesa e të dhënave mbi tavanet (trarët) krijon objektivisht probleme në interpetim për sa i përket Cënueshmërisë të ndërtesave dhe mbi të gjitha në krahasimin me të dhënat e skedës GNDT e përdorur nga ne si bazë për ndërtimin e Skedës së Rilevimit të shpejtë. Sidoqoftë është konsideruar një metodologi e tillë më korrekte në kuadrin e qëllimeve të programit të studimit, si përsëritshmëria e analizës dhe shpejtësia në mbledhjen e të dhënave.
Ky sistem duket ideal për të bërë të mundur një analizë në shkallë të gjërë, në gjëndje të japë udhëzime të dobishme për reduktimin e rrezikut sizmik, duke u nisur nga elementë të tillë që, në shkallë të gjërë, të përfaqësojnë një përqindje minimale gabimi.
Sidoqoftë duhet thënë që propedeutikisht fazës së dytë për analizat e lidhura me rrezikshmërinë dhe cënueshmërinë, janë kryer thellime dhe verifikime në terren, të tilla për të bërë të mundur një tarim më të saktë të vlerave finale. është vepruar në fakt nëpërmjet sondazheve të kryera me instrumentacione të sofistikuara për sa i përket rrezikshmërisë të zonës, ndërsa për vlerat e lidhura me cënueshmërinë e ndërtesave është kryer një rilevim më i detajuar mbi disa tipologji të shpeshta me qëllim verifikimin e besueshmërisë të fushatës së shpejtë të rilevimeve.
Programi i përgatitur nga ne nëpërmjet përdorimit të GIS, i finalizuar në hedhjen e të dhënave nën formën e pasqyrave analize dhe projekti mbi bazë hartografike, bën të mundur edhe ai në kohë shumë të shkurtër të gjenden ekzaktësisht në kuadrin e zonës të marrë në ekzaminim ndërhyrjet që janë më prioritare në krahasim me të tjerat, duke bërë kështu të mundur adresimin drejt tyre të finacimeve dhe të politikave të nxitjes të lidhura me reduktimin e Rezikut Sizmik.
Është e qartë rëndësia e përcaktimit në mënyrë mjaft konkrete të prioriteteve që do të lejojnë në një analizë të fundit një rezultat direkt në terma të uljes reale të rrezikut për popullsinë e interesuar, mbi të gjitha në një moment si ai aktual i karakterizuar nga disponueshmëria e paktë e resurseve.
Të dhënat janë mbledhur në mënyrë jo të agreguar në maksimum, duke u nisur nga secila ndërtesë ashtu si dukej nga hartografia, por më vonë e verifikuar dhe ndonjëherë e modifikuar në terren gjatë kompilimit të skedës. Hipoteza fillestare parashikonte të lidhte ndërtesat, nëpërmjet adresës, me të dhënat e gjëndjes civile në dispozicion të Bashkisë, dhe atje ku të ishte e mundur, me të dhënat e regjistrimit ISTAT.
mbi të gjitha në një moment si ai aktual i karakterizuar nga disponueshmëria e paktë e resurseve. Të dhënat janë mbledhur në mënyrë jo të agreguar në maksimum, duke u nisur nga secila ndërtesë ashtu si dukej nga hartografia, por më vonë e verifikuar dhe ndonjëherë e modifikuar në terren gjatë kompilimit të skedës. Hipoteza fillestare parashikonte të lidhte ndërtesat, nëpërmjet adresës, me të dhënat e gjëndjes civile në dispozicion të Bashkisë, dhe atje ku të ishte e mundur, me të dhënat e regjistrimit ISTAT.
Një hipotezë e tillë doli si e pamundur në rastin e Gjirokastrës sepse nuk janë akoma të disponueshme të dhënat e Regjistrimit të popullsisë për shkak të mungesës absolute të adresave ekzakte, ndërsa në rastin e Grottammares një operacion i tillë ka qënë i pamundur për shkak të kohës shumë të shkurtër për të kompletuar punën. Mundësia e mbajtjes së njësisë bazë të përbashkët për të gjitha nivelet e analizës, nga ajo e shpejtë në ato të mëvonshmet me një nivel më të madh thellimi, garanton “gjurmueshmërinë” e proçesit njohës, kthyeshmërinë e tij e tij dhe integrimin me elementë të rinj të vlerësimit, në të njëjtën kohë me vazhdimin e studimeve dhe njohurive.
Një operacion i tillë garanton për më tej që puna mund të implementohet në çdo moment në raport me disponueshmërinë ekonomike të Enteve Publike dhe instituteve të kërkimit shkencor, vetë fleksibiliteti i GIS është në një sintoni perfekte me sa të shprehur më sipër dhe përpunimi i matricave gjithnjë e më komplekse nuk sjell probleme për sistemin që arrin sidoqoftë ti përpunojë, duke sintetizuar elementë me nivele të lartë kompleksiteti.
Qënia në qëndër e GIS, i konsideruar si instrument dhe jo si rezultat i fundit i punës, përfaqëson të renë tjetër të madhe të studimit tonë. Ishte kjo një sfidë që përfaqësontë në fillim shumë të panjohura dhe nuk garantonte cilësinë e rezultatit, mbi të gjitha duke patur parasysh faktin që një pjesë e grupeve të studimit është orientuar mbi përpunimin e sistemeve të interrelacionit shumë komplekse të administruar në spreadsheet (excel), që edhe pse garanton një thjeshtësi në përdorim dhe për personel jo të trajnuar mbi sisteme gjeografike, përfaqëson në analizë të fundit kriticitete të tilla në mënyrë që të mos garantojnë kontrollin e proçesit në çdo fazë të tij, mbi të gjitha në terma të gjurmueshmërisë (traceability) të sistemit të adoptuar dhe të rezultateve të arritura.
Mungesa në të njëjtën kohë e një prezantimi hartografik direkt përfaqëson një tjetër kufi të këtre sistemeve që sjellin kohë shumë të gjata përpunimi dhe një impenjim të rëndësishëm në trasformimin e tyre në një formë menjëherë të kuptueshme nga ana e referentëve kryesorë, të përbërë shpesh nga persona me një formim që është larg nga ai i nevojshëm që të kuptojë totalisht kompleksitetin e problemit.

Elementët që bëjnë të mundur përcaktimin e rrezikut

Elementët që bëjnë të mundur vlerësimin e rrezikut sizmik në një Qëndër Historike janë ata që normalisht përdoren edhe në zonat e reja të vendbanimit, të integruar me një Rëndësi (relevance) të karaktereve historike- arkitektonike që në pjesën antike të qytetit kanë një rëndësi të veçanta mbi të gjitha në rastin e atyre produketeve që kanë bërë historinë e lashtë dhe atë të kohëve të fundit.
Kemi filluar nga vlerësimi i rrezikshmërisë së pjesës mbi të cilën ngrihet zona me banesa antike.
Idea fillestare ishte ajo që të arrihej në një mikrozonim të vërtetë sizmik mbi bazën e eksperincës së gjërë të mbledhur nga Rajoni Marche në këtë sektor në fazën e post-tërmetit të 1997, një hipotezë e tillë doli e parealizueshme për shkak të resurseve të pakta ekonomike në dispozicion. Kështu që u preferuan një seri analizash në terren që ti afroheshin sa më shumë atyre të nevojshme për mikrozonimin dhe të bëjnë të mundur në të njëjtën kohë mbledhjen e të dhënave mbi litologjinë dhe mbi përgjigjen sizmike të terrenit.
Të dhëna të tilla të kryqëzuara me elementët morfologjikë, edhe ata të mbledhur nëpërmjet GIS, janë ripërpunuar nga grupi i studiusve.
Përpunimi i inter-relacioneve midis të dhënave të mbledhura na kanë bërë të mundur të trasferojmë rrezikshmërinë sizmike të zonës mbi secilën ndërtesë për çdo nivel rreziku.
Për Cënueshmërinë e ndërtesave është proçeduar nëpërmjet përkufizimit të matricave që të bënin të mundur përcaktimin në mënyrë të shpejtë të nivelit të ndjeshmërisë të ndërtesës, për të kaluar më vonë në një rilevim komplet (pra edhe nga brenda) të disa tipologjive të shpeshta dhe të një tarimi më të saktë të matricave fillestare.
Një veprim i tillë ka qënë i mundur nëpërmjet realizimit të një skede të një niveli më të lartë që përfaqëson pikëlidhjen me një fazë të mëvonshme rilevimi shumë më të detajuar dhe të kryer nga personel ekspert.
Faza e eksperimentimit e çuar përpara me projektin tonë ka demostruar për më tepër si një veprim i tillë, normalisht shumë i kushtueshëm, mund të kufizohet vetëm në tipologjitë më të shpeshta dhe të bëjë të mundur një nivel thellimi të mëtejshëm me kosto të ulët, filozofi që gjendet në bazë të Projekti TRANSISMIC.
Për sa i përket elementëve të tjerë që marrin pjesë në vlerësimin e nivelit të rrezikut struktura e Koordinimit tekniko-shkencor ka përcaktuar në rrugë eksperimentale proçeset e analizave të mëposhtëm:

Ekspozimi i popullsisë ndaj rrezikut sizmik

Ekspozimi i popullsisë ndaj rrezikut përfaqëson në formë grafike atë pjesë të popullsisë që pëson direkt dëme të mundshme të lidhura me tërmetin.
Edhe në këtë rast është vepruar nëpërmjet jo agregimit maksimal të mundshëm të të dhënave duke i mbajtur gjithnjë të lidhura me secilën ndërtesë me qëllim lejimin e ndërlidhjes së këtij elementi vlerësimi me të tjerët të marrë në ekzaminim dhe për të arritur në një sintezë përfundimtare.

Elementë për përcaktimin e ekspozimit ndaj rrezikut

S = Sipërfaqja (e nxjerrë nga hartografia)
H = lartësia e ndërtesave (të nxjerra nga skedat e rilevimit – numri i kateve mbi tokë shumëzuar lartësinë mesatare të katit, m 3,00)
D = Destinacioni mbizotërues i përdorimit (i nxjerrë nga skeda e rilevimit)
V = Vëllimi i vlerësuar
NA = Aftësia banuese e vlerësuar (Numri i Banorëve)

Kriteret për caktimin e vlerave të ekspozimit ndaj rrezikut

Përkufizimi i vëllimit të ndërtesës :
V = S x H
Destinacioni i përdorimit:
është ekzaminuar destinacioni i përdorimit të ndërtesës duke caktuar një raport m2 / ba. për destinacionet e përdorimit banuese, tregtare, tretësor të tipit privat, ndërsa ndërtesat publike janë kataloguar si Ndërtesa Strategjike duke u caktuar kategorinë maksimale të rrezikut sepse ndërtesa themelore për organizimin e emergjencës.

Përcaktimi i kapacitetit banues të vlerësuar

Në rastin e Grottammare-s është bashkëngjitur numri i personave rezidentë, i nxjerrë nga të dhënat e gjëndjes civile të bashkisë , me adresën e nxjerrë nga skeda duke arritur në numrin real të banorëve.
Në rastin e Gjirokastrës është llogaritur numri i banorëve i çmuar duke i caktuar çdo banori një vëllim të barabartë me 200 m3 në konsideratë të dendësisë së ulët banuese, të hapësirave për shërbime dhe depozita shumë të mëdha në ndërtimet historike dhe gjithashtu të trashësisë të madhe të mureve, duke përdorur formulën e mëposhtme: NA = V/200
Në rastin e ndërtimeve me destinacion turistiko-pritës kjo vlerë është modifikuar duke bashkangjitur numrin e turistëve potencialisht të pranishëm me një vëllim të barabartë me 100 m3, kjo vlerë është taruar në raport me numrin e dhomave të pranishme dhe vëllimin e secilës ndërtesë, formula që rezulton do të jetë: NA = V/100

Kriteret për përcaktimin e niveleve të ekspozimit ndaj rrezikut

Për caktimin e nivelit të ekspozimit ndaj rrezikut në rastin e Gjirokastrës është vepruar duke i caktuar një nivel rritës në funksion të kapacitetit më të madh banues të çmuar me sistemin e mëposhtëm:

N° banorëve NIVELI I EKSPOZIMIT
Nga 0 a 2 I ulët
2 a 5 I mësëm
5 a 15 I lartë
> 15 Shumë i lartë
Rezultatet në rastin e Gjirokastrës ( që për një numër ndërtesas të marrë në ekzaminim të barabartë me 922 përfaqëson një kampion të rëndësishëm) kanë evidentuar një përqindje të ndërtesave të barbartë me 34,92% që bëjnë pjesë në nivelin e ekspozimit Të lartë dhe Shumë të lartë, ndërsa një e treta e ndërtesave (30,30%) bëjnë pjesë në nivelin e ekspozimit Të ulët.

Rëndësia e karaktereve historiko-arkitektonike

Rëndësia e karaktereve historiko-arkitektonike përfaqëson elementin e vazhdimësisë me Planin e Rekuperimit, nga ky, në fakt janë nxjerrë kategoritë e ndërhyrjes duke i përdorur si bazë për caktimin e vlerave për secilën ndërtesë.
Rëndësia (relievi) i bashkangjitur me vlerën Historiko-Arkitektonike të ndërtesës bën të mundur të vlerësohet në mënyrë të detajuar rëndësia e ndërtesës në kontekstin historik, duke i caktuar një vlerë në lidhje me humbjen potenciale të saj në raport me kujtesën historike dhe me strukturën urbane ashtu si është strukturuar në vite.

Elementë për përcaktimin e ekspozimit ndaj rrezikut:

janë përdorur në të dyja Qëndrat Historike të analizuara Kategoritë e Ndërhyrjes të përcaktuara nga Plani i Rekuperimit:
në rastin e Gjirokastrës
IP – Ndërtesa me Interes Publik CO – Ndërtesa në Kontrast
TM – Strukturë e Vogël
CU – Ndërtesa me interes Kulturor
ST – Ndërtesa me interes Tipologjik
TU – Ndërtesa të Mbrojtura

Kritere për caktimin e vlerave të ekspozimit ndaj rrezikut

Është patur parasysh rëndësia e madhe ose e vogël e ndërtesës në raport me çka është përcaktuar në Planin e Rekuperimit vlerat e të cilit janë marrë në mënyrë dogmatike.
Në rastin e Gjirokastrës është integruar pasqyra e Planit të Rekuperimit me studimet e kryera nga Zyra e Planit për gjetjen e ndërtesave të Racionalizmit Italian të viteve 1930 -40.

Cënueshmëria e infrastrukturave rrugore

Një analizë e tillë ka çuar në ekzaminin e cënueshmërisë të infranstrukturave rrugore si element themelor në rast tërmeti për largimin e banorëve dhe për mbërritjen e ndihmave.
Cënueshmëria është ndarë në dy këndvështrime, njëri prej të cilëve ekzaminon cënueshmërinë e infrastrukturave në bazë të elementëve përbërës dhe përkufizohet si cënueshmëria direkte, tjetri që merr në ekzaminin elementët që me qarkullimin rrugor janë në lidhje direkte sepse të vendosura në afërsi të tyre ( dhe pra me dëmtimin e tyre mund të rëndojnë kushtet e përdorimit në rast tërmeti) që është përkufizuar si cenueshmëri e induktuar.

Cënueshmëria direkte

Cënueshmëria Direkte merret me elementët përbërës të kalueshmërisë rrugore si psh dimensionet (gjërësia), pjerrësia, prania e shkallëve, tabani rrugor, etj.
Pjesa më e madhe e këtyre elementëve janë nxjerrë nga hartografia aerofotogrametrike dhe nga analizat e deduktuara në mënyrë dogmatike nga Plani i Rekuperimit për sa i përket tabanit rrugor.
Janë vënë në lidhje midis tyre duke përcaktuar klasa cënueshmërie në funksion të numrit të parametrave që interesojnë një pjesë të caktuar rruge. Edhe në këtë rast vlerësimi është i tipit të shpejtë dhe secilit prej elementëve u është dhënë peshë e njëjtë, me qëllim shmangjen ashtu si për pjesën tjetër të rilevimit të ndërhyrjes të personelit ekspert.

Cënueshmëria e induktuar

Cënueshmëria e induktuar merret me ato elemente që ndërveprojnë me kalueshmërinë rrugore dhe që normalisht paraqesin ndihmesa të rëndësishme, por që ne rast tërmeti mund të shndërrohen në hallkën e dobët të zinxhirit dhe të ndalojnë hyrjen në zonat e rëndësishme të qytetit historik.
Edhe në këtë rast duke u trajtuar për analiza të shpejta u përdoren informacionet e nxjerra nga hartografia normale aerofotogrametrike që kanë bërë mundur të përcaktohen muret në dy anët e rrugëve, ata që shërbejnë për vetë qarkullimin rrugor, urat për kalimin e përrenjve ose të kanaleve, nënkalimet.
Nuk është ekzaminuar gjëndja e mirëmbajtjes ose dimensionimi korrekt i këtyre elementëve për të evituar analiza statike të niveleve sigurisht komplekse.
Kemi vendosur të shtojmë si elemet të mëtejshëm rreziku praninë e ndërtesave me Cënueshmëri Shumë të Lartë (e deduktuar nga analiza mbi Cënueshmërinë) të pranishëm në anët e rrugës së marrë në ekzaminin, sepse pa ndërhyrje parandaluese mund të konsiderohen si produkete me rrezik të lartë që mund të ndërhyjnë negativisht në përdorimin e infrastrukturave rrugore në rast sizme.
Si faktor i mëtejshëm rreziku është marrë parasysh shembja e fasadave që përbëjnë anën e rrugës, duke u dhënë këtyre një aftësi ipotetike bllokuese të gjërësisë të barabartë me një të tretën e lartësisë të të gjithë fasadës.

Pasqyrat e analizave dhe reduktimi i rrezikut sizmik

Nga parametrat e mësipërm lind tabela e analizave të Rrezikut, si për ndërtesat ashtu dhe për i nfrastrukturat e shërbimeve të transportit.
Një tabelë e tillë vë në dukje të menjëhershme, dhe për një sy më pak ekspert, pikat më të dobëta të sistemit të qëndrës historike, pika në të cilat përqëndrohen kriticitetet më të mëdha, dhe për këtë lejon fillimin e punës, që në fazat e analizave, për përcaktimin e parë të elementeve të nevojshëm për uljen e rrezikshmërisë.
Duke rikaluar punën e bërë më parë faktikisht haset shumë shpejt përcaktimi i ndërhyrjeve në mënyrë për të përmirësuar ndjeshmërisht gjëndjen me veprimet e shënuara dhe të kalibruara mbi buxhetin e disponueshëm.
Faktikisht mund të mendohen shumë lehtë investimet e nevojshme për të arritur një nivel të pranueshëm sigurie dhe nëse është e nevojshme të kontrollohet ndërhyrja në bazë të fondeve të disponueshme.
Tabela e Uljes së Rrezikut bëhet elementi më i ri që mund të përdoret si mbështetës i planifikimit të pranueshëm të Qëndrave Historike.
Në fakt duke futur tabelën e analizave të rrezikut në Planin tradicional të Rekuperimit arrihet të vlerësohet kjo pjesë e rëndësishme e qytetit nga një pikpamje tjetër, në mënyrë të tillë që të lejojë zgjedhje të ekuilibruara në funksion jo vetëm të gjendjes të degradimit të ndërtesave por dhe të personave që në Qëndrën Historike banojnë ose dëshirojnë të banojnë, të cilët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për nivelin e rrezikut që duhet të përballin përveç faktit që çdo ndërhyrje ndërtimi e bërë në këtë pjesë delikate të qytetit ndërhyn në të gjithë sistemin.
Sigurisht që jemi të ndërgjegjshëm që një studim eksperimental i thjeshtë nuk do të mundë të ndryshojë menjëherë një mënyrë pune që tashmë zgjat prej vitesh, por gjitrhashtu jemi të bindur që kontributi ynë mund të paraqesë një hap drejt një ndërgjegjësimi kolektiv për problemin; mbi të gjitha nësë do të ketë sukses faza eksperimentale e nisur në kuadrin lokal nga Administrata Provinciale e Ascoli Piceno mbi një kampion shumë të rëndësishëm të Komunave që e përbëjnë.

Fabrizio Torresi

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com