studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Hyrje
Një nga qëllimet e projektit “TRANSISMIC” ka qenë ajo e zhvillimit të një proçedure të bazuar mbi përpunimin e një mase të madhe të dhënash të marra nga një fushatë rilevimi e shpejtë.
Një metodologji e këtij lloji kërkonte përdorimin e disa pajisjeve informatike në gjëndje të administronin, përpunonin dhe të kthenin nën forma hartash, vëllim të madh të dhënash të tipeve territoriale të mbledhura; për këtë arsye puna u vendos nën përdorimin e sistemeve GIS (Geographic Information System) duke filluar që nga faza e relievimit.
Sipas parashikimeve të projektit puna është zhvilluar në dy qëndra historike, të Grottammares (Itali) dhe Gjirokastrës (Shqipëri); ndryshueshmëria e dy vëndeve ka kushtëzuar mënyrën e punës në të dyja rastet.
Në fakt në rastin e Grottammares përmbajtja e qëndrës historike (pak më shumë se 100 ndërtesa të rëndësishme kundrejt më shumë se 900 të Gjirokastrës), mirëmbajtja përgjithësisht e mirë e ndërtesave, gadishmëria e zyrave bashkiake për një informacion të gjërë teknik, etj, kanë lehtësuar punën.
Qëndra historike e Gjirokastrës me një shtrirje rreth 120 ha, prania e më shumë se 1000 ndërtesave me tipologji ndërtuese të veçanta, një vendosje orografike të thyer, një rrjet rrugor të komplikuar, etj. ka përfaqësuar në një lloj mënyre situatën e kundërt dhe shumë më të vështirë për të përballuar.
Puna e bërë në Grottammare, veçanërisht në fazën e mbledhjes të të dhënave, është orientuar mbi të gjitha në formimin e skuadrave të rilevuesve dhe në zhvillimin dhe verifikimin e të gjitha mënyrave operative që më vonë do të aplikoheshin në Gjirokastër.
Tà dyja qëndrat historike u pajisën me një plan të realizuar në vitet e mëparshme dhe të përpiluar duke përdorur teknologjitë GIS; ka qenë pra e mundur përdorimi i materi leve të këtyre planeve të rekuperimit për të integruar bankën e të dhënavë të “TRANSISMIC” me ato informacione që mund të ishin ende të vlefshme dhe të përdorshme për qëllimet e projektit.

Rilevimi Nevoja e rilevimit të një sasije bindëse baze të dhënash në lidhje me objekte që kanë “një komponent hapësinor”, të lokalizueshëm në territor nëpërmjet pozicionit të tyre , ka gjetur një mbështetje të vlefshme në përdorimin e disa teknologjive GIS tashmë të konsoliduara. Në mënyrë të veçantë, përdorimi i teknologjisë GPS (Global Positioning System) i kombinuar me përdorimin e software GIS dhe kompjuter palmarë ka bërë të mundur, drejt për drejt në terren, të koleksionojë të dhënat e kërkuara duke verifikuar menjëherë vlefshmërinë për sa i përket vendndodhjes së tyre.
Pëdorimi i GPS është për tu konsideruar themelor për të lehtësuar orientimin në territor të rilevuesve.
Të dhënat e mbledhura, janë shpëtuar në formatin Shape file, dhe kjo ka bërë të mundur të shmanget konvertimi i formateve të ndryshme ose kalimin nga letra në numerik, duke reduktuar në menyrë të ndjeshme kohën, kostot dhe gabimet tipike të këtyre aktiviteteve.
Për rilevimin në terreb janë përdorur 4 kompjutera palmarë të pajisur me GPS, në të cilët është instaluar një aerofotogrametrike në shkallën 1:2.000 në sistemin e projektimit Gauss-Krugher.
Detyra e rilevuesve ka qënë ajo që të dallojnë secilën ndërtesë mbi bazën hartografike (homogjene për tipologjinë dhe karasteristikat ndërtuese) nëpërmjet futjes së një elementi të përpiktë dhe përpilimin e mëvonshëm të informacioneve alfnumerike përshkruese të kërkuara.
Ndërtesat e konsideruara mund të përvijoheshin qoftë si godina të izoluara qoftë si pjesë e komplekseve të ndërtimit ( rresht ose bllok shtëpish);në rastin e fundit rilevuesit do të përcaktojnë, duke e përkufizuar mbi bazën hartografike, shtrirjen korrekte të asaj që mund të konsiderohet një njësi strukturalisht homogjene për të cilën të plotësohet skeda e rilevimit.
Për futjen è përbërësve alfanumerikë përshkrues është krijuar një skedë elektronike specifike me qëllim lehtësimin e rilevuesve në hedhjen e të dhënave, nëpërmjet organizimit të ndryshoreve në klasa homogjene dhe përdorimin listave të paracaktuara të vlerave.
Rilevimi i informacioneve të ndërtesave është i integruar nga dokumentacioni fotografik i realizuar me fotokamera dixhitale; duke përdorur një sistem kodesh është bërë e mundur të shoqërohet një numër fotografish me secilën ndërtesë.
Në fund të rilevimit ditor të dhënat e mbledhura nga të katër skuadrat e rilevuesve u shkarkuan në sistemin GIS të qëndrës operative dhe u verifikuan nga teknikët qoftë si gjeometri qoftë si cilësi të tjera dhe anomalitë e mundhsme të hasura u sinjalizuan rilevuesve për korrigjimin e mëvonshëm.
Falë metodologjisë dhe teknologjisë së avancuar të përdorur, të katër skuadrat e rilevuesve kanë mbledur në rastin e qendrës historike të Gjirokastrës, të gjitha të dhënat e kërkuara ( rreth 78.000 ndryshore) për të gjithë territorin e interesuar ( 922 skeda ndërtesash).
Teknologjia GIS është përdorur edhe në ndihmë të studimeve gjeologjike që janë realizuar në terren; në fakt gjithnjë nëpërmjet përdorimit të palmarit me teknologji GPS dhe software të dedikuar janë hedhur mbi bazën hartografike vendet në të cilët janë kryer provat e ndryshme dhe testet.

Bankat e të Dhënave GIS

Krijimi i bankave të të dhënave GIS ka filluar me rikonvertimin nga formati CAD në ShapeFile/GeoDataBase të bazës aerofotogrametrike dhe verifikimin e mëvonshëm të topologjisë së elementëve (verifkim i mbylljes të elementëve zonorë, vazhdimësia e elementeve linearë).
Futja e të dhënave të rilevimit mbi nivelin informativ të ndërtesave ka sjellë një editing të përpiktë të poligoneve sepse, në fazën e rilevimit aerofotogrametrik janë të dukshëm (dhe të hartografuara) vetëm ndërprerjet në kuotë ose ndarjet e shtresave nga çatitë që jo gjithnjë koinçidojnë me godinat tipologjikisht dhe strukturalisht homogjene ashtu si ishin përcaktuar nga rilevuesit.
Editingu i poligoneve të ndërtesave është realizuar mbi bazën e ndryshimeve të evidentuara në të dhënat e mbledhura nga rilevimi.
Për një lexim më të mirë të gjeo referentuar të rilevimit dhe për veprimet e mëtejshme të përpunimit, informacionet e referuara elementëve pikësorë janë shoqëruar ndërtesave të përfaqësuara si elementë poligonalë (nëpërmjet fuknsioneve të Overlay).
Ky bashkërendim i parë informacionesh të rilevimit me poligonët që përfaqësojnë ndërtesat tematike, dmth të reporteve grafike në të cilët çdo ndërtesë është tematizuar mbi bazën e një ndryshoreje të përcaktuar, duke bërë në fakt lehtësisht të lexueshme shpërndarjen gjeografike të ndryshoreve ose të fenomeneve që janë objekt i analizave.
Banka e të dhënave është më vonë integruar qoftë në rastin e Grottammares qoftë në atë të Gjirokastrës nëpërmjet një serie informacionesh me prejardhje nga Planet e Tyre të Rekuperimit, në mënyrë të veçantë për sa i përket rëndësisë historike arkitektonike të ndërtesave dhe karakteristikat e infrastrukturave rrugore; nga verfikimet e kryera të dhënat e mbledhura në këtë mënyre kanë qënë akoma të vlefshme duke mos patur në vitet e fundit ndryshime thelbësore.
Një seri tjetër të dhënash është nxjerrë nga përpunimet mbi baza hartografike të disponueshme: në mënyre të veçantë nga modeli tredimensional janë realizuar harta të pjerrësisë së terrenit, janë mbledhur informacione mbi pjerrësinë e niveletave rrugore, mbi praninë e stomeve dhe mureve mbështetës në afërsi të infrastrukturave rrugore, etj.
Në fund kompletojnë bankën e të dhënave shtresat informative relative me aspektet gjeologjike që vijnë nga interpretimi i rilevimeve dhe studimeve të kryera që kanë prurë në redaktimin e një serie hartash tematike (gjeologjike, gjeomorfologjike, litoteknike, të kategorive të terreneve, të elementeve amplifikues sizmikë) nga të cilat është arritur në vlerësimin e niveleve të rrezikshmërisë sizmike.

Analiza

Në kompletimin e të dhënave GIS me të gjitha elementet e mbledhura puna vazhdoi me përpunimin e tyre nëpërmjet modeleve matematike dhe algoritmeve të ndryshme të vendosura nga specialistë të sektorëve të ndryshme.
I gjithë proçesi i përpunimit është realizuar në brendësi të GIS duke përdorur funksionet e avancuara të përllogaritjes.
Të gjitha matricat dhe algoritmet e llogaritjes janë zhvilluar ne kodin Visual Basic në mënyrë që të automatizohet kryerja e të gjithë proçesit të përpunimit.
Kjo ka bërë të mundur edhe zhvillimin e gjithë proçesit që mund të kryhej në mënyrë automatike, duke modifikuar parametrat e përdorur në modelet matematike të aplikuar, duke verifikuar menjëherë rezultatet jo vetëm nga pikëpamja numerike por edhe nga shpërndarja hapësinore e paraqitur në hartografinë bazë.
Nga përpunimet e niveleve informativë që rrjedhin nga studimet gjeologjike dhe në mënyrë të veçantë nga elementët e amplifikimit sizmik është arritur në katër klasa rrezikshmërie sizmike.
Edhe ky operacion është kryer duke përdorur funksionalitetet e instrumentave GIS ; në fakt për secilin nga elementët e konsideruar është përcaktuar një zonë influence dhe i është dhënë një peshë në funksion të amplifikimit të prodhuar.
Nga mbivendosja e këtyre elementëve (nëpërmjet nje operazioni “Union”) janë arritur një seri zonash të karakterizuara nga një indeks rrezikshmërie mbi bazën e të cilit zona e qëndrës historike është klasifikuar në katër nivele.
Klasa e rrezikshmërisë e patur i është dhënë ndërtesave në funksion të pozicionit të tyre edhe në këtë rast duke përdorur fuknsionet e Overlay.
Një seri përpunimesh është kryer mbi të dhënat e rilevuara për ndërtesat që kanë sjellë në përcaktimin e cënueshmërisë (vulnerabilitetin) së tyre.
Për të arritur në këtë rezultat është ndërtuar në bankën e të dhënave GIS një tabelë e veçantë në të cilën nëpërmjet operacioneve në kodin VBA janë kryer përpunimet e nevojshme; në menyre të veçantë janë konsideruar 7 parametra vlera e të cilëve është përcaktuar nëpërmjet kombinimit të të dhënave të skedës së rilevimit me ndihmën e matricave përkatëse.
Secili nga të shtatë parametrat kontribuon në masë të ndryshme, nëpërmjet caktimit të një peshe, në përcaktimin e një indeksi cënueshmërie të përcaktuar të shpejtë (speditiv).
Kjo vlerë do të kalibrohet më vonë nëpërmjet një faktori, specifik për secilën ndërtesë, i përcaktuar mbi bazën e rezultateve të analizës e një detaji më të madh të kryer mbi një kampion ndërtesash të rilevuar jo në mënyre të shpejtë (skeda e nivelit të dytë). Arrihet atëherë në një indeks cënueshmërie final mbi bazën e të cilit ndërtesat janë klasifikuar në katër klasa.
Për sa i përket nga ana tjetër ekspozimit, dy janë aspektet e konsideruar; i pari është ai i popullsisë të përfshirë në një ngjarje sizmike të përcaktuar, në mungesë të të dhënave të gjëndjes civile, mbi bazën e vëllimit, të qëllimit ëdhe nivelit të përdorimit të ndërtesave ndërsa i dyti, meqënëse bëhet fjalë për një qëndër historike, ka qënë ai i rëndësisë historike – arkitektonike të ndërtesave i nxjerrë nga klasifikimi i Planit të Rekuperimit.
Janë dalluar edhe ndërtesat e përcaktuara si strategjike si psh. ato të selive të autoriteteve të ndryshme dhe të ndërtesave publike në përgjithësi.
Një seri tjetër përpunimesh ka qënë e lidhur me cënueshmërinë e infranstrukturave rrugore duke konsideruar nje cënueshmëri direkte, ose të përcaktuar nga karakteristikat e vetjake të pjesës së rrugës ( gjerësi, pjerrësi, tipi i shtrimit, gjendja e mirëmbajtjes) dhe një e induktuar ose e shkaktuar nga prania e elementëve kërcënues mbi rrugë dhe që në rast tërmeti mund të shkaktojnë jo kalueshmërinë ( janë vlerësuar efektet e rrëzimit të fasadës së ndërtesave, mundësinë e shkarjeve në prani të stomeve dhe veprave të përmbajtjes, etj.).
Nga pikëpamja e bankës së të dhënave GIS qarkullimi i ndarë në trungje homogjene të cilëve ju janë dhënë si atribute parametrat e cënueshmërisë direkte dhe të induktuar; mbi bazën e këtyre parametrave është në klasifikimin e segmenteve të ndryshëm rrugorë.

Përmbledhje

Nga elementet e analizuar është arritur tek të dhënat sintetike të klasave të rrezikshmërisë të ndërtesave të marra duke vënë bashkë në mënyrën e duhur të dhënat e rrezikshmërisë gjeologjike, cënueshmërisë dhe ekspozimit.
Përqëndrimi i ndërtesave me rrezikshmëri të lartë i vlerësuar së bashku me pjesët më të cënueshme vënë në dukje një sërë kriticitetesh mbi të cilët propozohen ndërhyrje që lejojnë, sapo të realizohen, një ulje përgjithësisht të rrezikut sizmik të qëndrës historike.

Produktet e përpunuara

Të gjitha rezultatet e punës së bërë, përveç përpunimeve tradicionale në formë letre, janë vendosur e publikuar në një DVD; veçanërisht hartat e prodhuara janë të dukshme në mënyrë tërësore ashtu si është e mundur konsultimi i të gjitha të dhënave GIS nëpërmjet softwarit, të shpërndarë në DVD së bashku me të dhënat.
Për software është zgjedhur një program hartash dhe të dhënash GIS të cilat mund të shkarkohen nga interneti ku përdorimi i tyre është falas.
Për publikimin e punës është aktivuar dhe një sit interneti Web-Gis (www.TRANSISMIC.org) në brendësi të të cilit është e mundur të gjendet çdo lloj informacioni në lidhje me projektin, të gjitha produktet e përpunuara dhe mbi të gjitha marrja pjese në mënyrë dinamike dhe direkte në hartat dhe të dhënat GIS.

Bazat hartografike

Ndërtimi i të dhënave GIS nuk mund të lërë mënjanë gadishmërinë e duhur të një baze kartografike të kompjuterizuar.
Për më tepër në brendësi të projektit është parashikuar dhe realizimi i një hartografie të re të territorit bashkiak të Gjirokastrës.
Hartografitë e përdorura janë realizuar nga shoqëria Aertecno e Grottammares.
Veçanërisht janë realizuar një hartografi aerofotogrametrike numerike dhe një ortofotoplan i kompjuterizuar me ngjyra, në shkallën 1:2.000, i shtrirë në Qëndrën Urbane për një sipërfaqe rreth 600 ha, dhe e kufizuar vetëm në qëndrën historike një ortofotoplan i kompjuterizuar me ngjyra në shkallën 1:500 për një sipërfaqe rreth 140 ha.

Bruno Bonifazi - Roberto Capancioni

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com