studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

A. ZONAT HOMOGJENE.
Ky Plan Rikuperimi e ndan territorin e urbanizuar ne tre zona homogjene te domozdoshme per te siguruar mbrojtjen dhe garantimin e karaktereve urbanistike dhe tipologjike te Qendres Historike te Gjirokastres.
Veprimet e lejuara brenda ketyre zonave jepen ne nenet e meposhteme.

Neni. 1 – Zona e Qendres Historike.
Eshte zona ku perfshihet berthama historike origjinale si edhe pjesa me nje vlere historike me pak te rendesishme, e cila kufizohet ne pjesen jugore prej kreshtes qe ngjitet drejt malit duke qene keshtu kufiri fizik i pamjeve panoramike prej qendres se Qendres Historike.
Ne brendesi te kesaj zone eshte individualizuar nje zone me nje perqendrim te madh te banesave historike, nga me te rendesishmet e qytetit te Gjirokastres , qe perfshin integralisht perimetrin e Zones Muzeale dhe ne teresine e saj perbehet nga nje kompleks ndertesash, zonat e gjelberta, rruget dhe zonat e lira me vlere te madhe historike dhe pejsazhistiko-ambjentale per te cilen eshte parashikuar kujdes i vecante per mbrojtjejen dhe rikuperimin; ne te gjithe kete hapesire eshte realizuar skedimi i te gjitha objekteve qe jane prezent.

Neni. 2 – Nderhyrjet ndertimore te lejuara ne Zonen e Qendres Historike.
Per ndertesat e mbrojtura TU qe rezikohen prej rezimeve dhe shkaterimeve totale ose te pjesshme eshte e mundur te procedohet per rindertimin e tyre me objektiv primar ruajtjen sa te jete e mundur te karakteristikave origjinale te dukeshme, te jashteme dhe te brendeshme , duke marre si baze gjate nderhyrjeve rilevimet(skicat) e Institutit te Monumenteve te Kultures ose dokumentacionin qe mund te gjendet(duke perfshire ketu edhe ate fotografik).
Teknikat ndertimore duhet qe ti japin perparesi riperdorimit te materialit te rikuperuar qe ndodhet prane objekteve.
Para paraqitjes te projektit ekzekutiv duhet te prezantohet te Komisioni i Ndertimeve te Integruara per Qendren Historike nje relacion lidhur me projektin, ku te jepet me hollesi situata aktuale ,dokumentacioni ekzistues qe ka te beje me gjendjen origjinale te nderteses,si dhe nderhyrjet qe do te duhet te realizohen bashke me treguesit e materialeve dhe teknikave qe do te perdoren.
Ne rastet e tjera eshte e mundur te procedohet me rindertimin, por karakteristikat arkitektonike duhet te jene objekt i vleresimeve prej Komisionit te Ndertimeve te Integruara ne Qendren Historike,kjo mbi bazen e nje relacioni projektues qe jep me detaje situaten aktuale si dhe ate prej dokumentave te gjetura qe lidhen me ndertesen origjinale, si dhe me nderhyrjet qe kerkohen te realizohen.
Ne mungese te dokumentacionit ose te referimeve te sakta rreth ndertesave qe kane ekzistuar vlejne treguesit, parametrat dhe pershkrimet e dhena te neni 5 i ketyre Normave.
Persa i perket karakteristikave tipologjiko – arkitektonike , rifiniturave dhe detajeve konstruktive ato duhet te jene konforme me kontekstin historik dhe objekt i nje vleresimi te kujdeshem prej Komisionit te Ndertimeve te Integruara ne Qendren Historike.
Nderhyrjet e tjera te lejuara brenda kesaj zone jepen te Kreu i II i ketyre normave.

Neni. 3 – ZONA NE RUAJTJE E LAGJES HISTORIKE MANALAT.
Plani i Rikuperimit nuk perfshin si pjese integrale te Qendres Historike lagjen e vjeter Manalat e vendosur ne jug-lindje te Keshtjelles, kjo pasi si kufi eshte vendosur kreshta qe ngjitet drej malit dhe qe perben limitin fizik te pamjeve prej zemres te Qendres Historike.
Kjo lagje paraqet shume ngjashmeri me pjesen me te vjeter te qytetit per sa i perket kompozimit urbanistik.
Ketu gjejme ndertesa interesante qe per tipologjine dhe detajet ndertimore bejne pjese te ndertesat e Kategorise se Pare, rruget jane te ngjashme si nga forma dhe materialet me ato tradicionale, catite dhe teknikat ndertimore ne pjesen me te madhe jane konform me ato te Qendres Historike.
Prandaj edhe pse nuk eshte futur midis pjeseve qe jane subjekt studimi te detajuar ne kete Plan, del e nevojshme futja e nje normative konservimi ne pritje per te shtrire me te gjitha efektet edhe te kjo zone Planin e Rikuperimit .

Neni. 4 – Nderhyrje ndertimore te lejueshme te Zona ne ruajtje e lagjes historike te MANALATIT.
Ne Zonen e ruajtur te Lagjes Manalat jane te lejueshme deri ne momentin e aprovimit te Planit te Rikuperimit vetem nderhyrje te Mirembajtjes te Zakonshme dhe Mirembajtjes se Jashtezakonshme sic tregohet te KREU III i ketyre Normave.
Nuk lejohen ndertimet e reja ose zgjerimet e ndertesave ekzistuese.
Nderhyrjet te ndertesat qe jane ne kete zone duhet te realizohen ne konformitet me teknikat ndertimore origjinale dhe duhet te kene si privilegj riperdorimin e materialeve te rikuperuara qe jane prane objekteve.
Lejohet rikostruksioni i i ndertesave te rezuara, por karakteristikat arkitektonike duhet te jene objekt i vleresimit paraprak prej Komisionit te Ndertimeve te Integruara per Qendren Historike, kjo ne baze te nje relacioni projektues i cili duhet te kete ne detaje situaten ekzistuese, dokumentacionin e grumbulluar qe lidhet me gjendjen origjinale te nderteses, si dhe te nderhyrjeve qe do te realizohen.
Ne mungese te dokumentacionit ose te referimeve te sakta rreth nderteses jane te vlefshme parametrat dhe pershkrimet e dhena te Neni 5 i ketyre Normave. Per sa i perket karakteristikave tipologjiko –arkitektonike, rifiniturave dhe detajeve konstruktive ato duhet te jene konform me kontestin historik, si dhe objekt i nje vleresimi te kujdesshem prej Komisionit te Ndertimeve te Integruara.
Per ndertesat e Kategorise se Pare eshte e mundur te nderhyet per rikostruksionin e tyre me objektiv primar ruajtjen me besnikeri e sa me shume karakteristikave origjinale,te brendeshme dhe te jashteme ashtu sic jane te rilevimet qe ka Instituti i Monumenteve te Kultures ose te dokumentat e tjere duke perfshire ketu edhe ate fotografik.

Neni. 5 – ZONA TAMPON E QENDRES HISTORIKE.
Plani i rikuperimit perimetron dhe individualizon me kete emer nje zone te gjere ,jashte perimetrit te qendres historike , e cila ka te beje me kompozimet urbane te koheve te mevonshme, por qe jane ne kontakt direkt me ato te Qendres Historike ,si dhe ka me to lidhje te forta te karakterit fizik ,arkitektonik,perceptiv dhe vizual.Ne kete zone ne pritje te studimit urbanistik te pergjithshem(Planit Rregullues te Pergjithshem) nuk lejohet nje aktivitet ndertimor pa rregulla ,por duhet te respektohen disa masa mbrojtese lidhur me nderhyrjet ndertimore.

Neni. 6 – Nderhyrje ndertimore te lejuara ne Zonen Tampon.
Ne Zonen Tampon ne pritje te realizimit te studimit urbanistik te pergjithshem jane te lejuara nderhyrje te tipit mirembajtje, trasformim dhe zgjerim te ndertesat ekzistuese, por edhe ndertime ne pjeset e lira; zgjerimet dhe ndertimet e reja duhet te jene te lejueshme prej kushteve taksative te treguara te neni i meposhtem.

Neni. 7 – Zgjerimet dhe ndertesat e reja ne pjese te lira te Zones Tampon.
Ne Zonen Tampon ne pritje te redaktimit te planit urbanistik te pergjithshem eshte i mundur realizimi i zgjerimeve te ndertesat ekzistuese dhe ndertimeve te reja ne pjese te lira por me keto kushte taksative:

  • raporti i pjeseve te mbuluara (ku perfshihen ballkonet, verandat, tarracat, sprethet mbi dyer etj.) ? 50%;
  • numri i kateve duhet te jete i njejte me mesataren e kateve te ndertesave perreth ,por sidoqofte jo me shume se 3;
  • distanca minimale midis ndertesave duhet te jete 10 metra .

Karakteristikat ndertimore duhet te jene te tilla qe te mos krijojne kontrast me kompozimin urban te periferise se Qendres Historike.
Projektet e ndertimit duhet ti nenshtrohen ekzaminimit te Komisionit te Ndertimeve te Integruara ne Qendren Historike.

Neni 8 – ZONAT E GJELBERTA TE MBROJTURA NE QENDREN HISTORIKE.
Behet fjale per zona te gjelberta te vendosura ne periferi te Qendres Historike.
Keto hapesira kane destinacione publike nepermjet realizimit te parqeve urbane por jane edhe elemente qe i sherbejne pamjeve te Qendres Historike.

Neni 9 – Nderhyrje ndertimore te lejuara ne Zonat e Gjelberta te Mbrojtura te Qendres Historike.
Ne keto zona jane parashikuar nderhyrje per rikuperimin e siperfaqeve ekzistuese per te realizuar parqe urbane.
Ne keto zona jane te lejueshme mjbellja e pemeve, punimet sistemuese, regulluese dhe realizimet e rrugicave te brendeshme me te njejtat karakteristika si te kalldremeve origjinale te Qendres Historike, te cilat do te perdoren vetem per kembesore dhe per makinat ne raste emergjencash.
Ne keto zona jane te ndaluara ndertimet me perjashtim te kioskave te vogla, elementeve te aredimit urban ose ato te sherbimit qe nuk duhet te kalojne nje kat, por sidoqofte per cdo nderhyrje duhet gjykimi i Komisionit te Ndertimeve te Integruara.

Neni 10 – ZONA E MBROJTUR NE FUNKSION TE PAMJEVE PANORAMIKE.
Plani i rikuperimit perimetron dhe individualizon me kete perkufizim nje pjese te madhe te territori qe ngrihet mbi Qendren Historike pothuajse e pandertuar me lidhje pamjeje direkte me te.
Kjo siperfaqe eshte karakterizuar prej pjeresise se madhe te faqeve dhe prej prezences se karakteristikave te tipit gjeologjik ,gjeomorfologjik,pejsazhistik,panoramik etj.
Kjo zone duhet te jete e mbrojtur prej nderhyrjeve urbanizuese te njerezve me qellim ruajtjen e pamjeve panoramike te Qendres Historike.

Neni 11 – Nderhyrjet ndertimore te lejuara ne Zonen e Mbrojtur per pamjet panoramike.
Ne kete zone jane te lejuara nderhyrjet e konsolidimit dhe reduktimit te fenomeneve shkateruese, ripyllezimi me lloje fidanesh autoktone, disiplinimi i ujrave siperfaqesore dhe ne pergjithesi projektet e rikuperimit dhe valorizimit ambjental; eshte e lejuar edhe pershtatja e rrugeve ekzistuese ne funksion te aktiviteteve, ndertesave dhe impjanteve ekzistuese.
Jane te ndaluara levizjet e dheut qe ndryshojne ne menyre te dukshme profilin e terrenit , si dhe ndertimi i ndertesave te reja.
Per ndertesat ekzistuese eshte e mundur zgjerimi deri ne 100% te volumeve ose te siperfaqeve ekzistuese pa rritje te lartesive aktuale si dhe te numrit te kateve.

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com