studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Ascoli Piceno - Piazza del PopoloKa qene 8 korrik 1999, kur bashke me te paharruarin keshilltarin rajonal Bruno di Odoardo, vizitova per here te pare Gjirokastren.
Ne ate kohe isha Kryetar i Bashkise se Grottammare-s dhe qellimi i misionit ka qene nenshkrimi i nje akti binjakezimi, fryt ky i vizites ne qytetin tone ne janarin e te njejtit vit te ish Kryetarit te Bashkise Gjirokaster, zotit Ylli Asllani.
Qellimi i binjakezimit ishte ai i bashkepunimit ne politikat e administrimit te territorit per te siguruar per komunitetet tona te bashkuara nga i njejti det, nje zhvillim ne harmoni me pasurite natyrore.
Prej asaj kohe kane kaluar pothuajse shtate vjet, dhe bashke me vitet jane nderruar edhe disa administrata bashkiake, si ne Gjirokaster ashtu edhe ne Grottammare, por ajo marredhenie njohu vetem zhvillim, duke i ngjare nje peme te mbjelle me kujdes ne nje terren pjellor dhe qe jep shume fruta.
Ne 1999 qyteti i Gjirokastres ishte misherim i te gjitha problemeve te Shqiperise te asaj periudhe: diferenca te medha sociale, pasiguri per te ardhmen, mangesi ne infrastrukture dhe ne sherbime, nje administrate publike ne veshtiresi te medha dhe e privuar nga shume mjete… Prej asaj periudhe qyteti dhe banoret e tij kane ecur shume perpara dhe si per magji, qyteti ka rimarre jete,pazari ka dyqane te mbushura me mall, pritja e turisteve po arrin standartet nderkombetare, jeta ka filluar te lulezoje neper rruget e kalldremta.
Por, per fat te keq nje proces i kundert i ra per fat ndertesave historike. Probleme te lidhura me pronesine, mungesa financiare per nderhyrje rikuperuese, procedurat burokratike akoma te ngadalshme dhe te komplikuara, kane pershpjetuar degradimin e banesave historike qe deri ne fillim te viteve '90 i ishin nenshtruar nderhyrjeve te ndryshme per mirembajtje prej specialisteve dhe punetoreve te Institutit te Monumenteve ,te cilet me shpenzimet e shtetit parandalonin degradimin.
Sfida qe morrem si Province e Ascoli Piceno, qe sot kam nderin ta drejtoj, duke bashkepunuar edhe me Bashkine e Grottammare-s dhe Rajonin e Markeve eshte ajo e invertimit te kesaj tendence nepermjet individualizimit te teknikave te nderhyrjeve si dhe procedurave konform me standartet europiane.
Kenaqesi e madhe eshte per ne, qe edhe fale punes tone, Gjirokastra eshte futur nga UNESCO, ne korrikun e vitit te shkuar , ne listen e Pasurive Boterore.
Pjesmarja e madhe e qytetareve, e shoqatave si dhe administratoreve lokale ne asamblete e shumta qe keto dy vitet e fundit jane zhvilluar ,si dhe entuziazmi me te cilin disa funksionare te Entit tone jane impenjuar ne fazat e elaborimit te Planit te Rikuperimit te Qendres Historike te Gjirokastres, na konfirmojne bindjen, se kemi gjetur objektivin e duhur duke nisur nje proces , qe me siguri do te japi rezultate te rendesishme per te ardhmen e Gjirokastres.

President i Provinces se Ascoli Piceno
Massimo Rossi

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com