studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

qua2a4Me kujtohet fillimi i kesaj aventure entuziazmuese, ne vitin 1998, me aderimin tone ne programin europian Phare - Democracy, kur filluan raportet e para institucionale midis perfaqesuesve te Bashkise se Grottamares dhe atyre te Gjirokastres; raporte qe u kurorezuan me pas ne vitin 1999 me firmosjen e nje akti binjakezimi prej Kryetareve te Bashkive te dy qyteteve tona. Me vine ne mendje gjithashtu momentet e habise prej kerkesave per bashkepunim, qe Kryetari i atehershem i Bashkise se Gjirokastres, z. Asllani na beri gjate vizites ne qytetin tone, i shoqeruar nga Drejtori i Zyres per Programim Zhvillim.
Nderkohe qe te gjithe ne Shqiperi kerkonin ndihma ne sektorin e infrastruktures, ne na u be nje kerkese per bashkepunim ne sektorin e administrimit te territorit dhe ne vecanti per projektimin e nje Plani Rekuperimi te Qendres Historike dhe te nje Plani Regullues te Pergjithshem, te cilat qytetit i mungonin.
Sot, pas gjashte vjetesh mund te pohoj se kjo ishte nje kerkese e gjetur: rruga qe ndermorem se bashku beri te mundur formimin e specialisteve shqiptare te afte te punonin ne sektorin e planifikimit territorial, dhe ne ngritjen e nje Zyre Plani, qe pervecse eshte motiv krenarie per Bashkine, eshte trasformuar ne keto vite ne nje pike referimi ne nivel kombetar, per perdorimin e teknologjise informatike me te avancuar. Sfida jone e pare ishte pergatitja e specialisteve te afte per te projektuar vete te ardhmen e qytetit te tyre.
Prova e madhe ishte pikerisht hartimi i Planit te Rekuperimit te Qendres Historike.
Konsulentet italiane duhej te luanin nje rol udhezues, ndersa zgjedhjet per nderhyrjet e para do te merreshin nga Zyra e Planit, duke u konsultuar drejt perse drejti me qytetaret.
Duhet te jem i sinqerte: nuk shkoi tamam keshtu.
Sidoqofte, puna e madhe e kryer sebashku, solli nje moment ritjeje si per grupin e konsulenteve italiane, ashtu edhe per grupin e specialisteve shqiptare.
Per here te pare ne Gjirokaster u punua mbi nje baze shumeplaneshe, duke perfshire ne zgjedhjet e bera te gjithe komponentet e shoqerise civile; duke filluar qe nga punetoret e sektorit ndertimor, specialistet projektues e deri tek shoqatat e qytetareve te Qendres Historike.
Natyrisht qe ne te gjithe kete, impenjimi i administratoreve lokale ka qene shume i madh dhe mendoj se kjo ka sjelle edhe nje rritje te tyre ne nivel profesional.
Nen drejtimin e Kryetarit te Bashkise z. Flamur Bime, aparati i bashkise ka mbajtur kontakte te ngushta me specialistet dhe tekniket dhe keshtu eshte arritur pergatitja hap pas hapi e nje Plani, qe pertej nivelit shume te larte shkencor, solli serish ne qender te diskutimit dhe vemendjes te qytetareve dhe autoriteteve kombetare pjesen e vjeter te qytetit.
Jam shume i kenaqur qe ky bashkepunim ka kontribuar ne menyre determinuese ne futjen e Gjirokastres ne listen e qyteteve Pasuri te Njerezimit te UNESKO-s, dhe personalisht u perfshiva nga nje ndjenje krenarie kur pashe te citohej ne faqen e UNESKO-s ne internet emri i Grottamare-s midis kontribuesve per rilancimin e qytetit te Gjirokastres,si dhe te listuar ne listen e ICOMOS (struktures shkencore) pashe te cituar projektin e Planit te rekuperimit, si nje element thelbesor ne propozimin per futjen e Gjirokastres ne UNESKO.
Fakti qe nje bashki e vogel si ajo e Grottamare-s fal impenjimit te madh dhe deshires mundi te harrije objektiva shume te rendesishem ,duke provuar keshtu se sa e rendesishme eshte miqesia midis qyteteve qe gjeografikisht jane larg por qe karakterizohen nga ndenja e te qenit bashke.

Kryetar i Bashkise se Grottamare - s
Luigi MERLI

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com