studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

GjirokastraPlani i Rikuperimit te Qendres Historike te qytetit te Gjirokastres realizuar me kontribute te perbashketa te specialisteve italiane te rajonit te Markeve dhe te bashkise tone, mbetet nje deshmi e qarte e nje bashkepunimi te shkelqyer midis dy vendeve tona.
Filosofia e drejtimit te puneve bashkiake qe kemi ndjekur deri tani ka qene ajo e nje shoqerie te hapur, pa komplekse e paragjykime, duke motivuar e promovuar ide novatore, vlera te verifikuara dhe pune te dobishme per komunitetin.
Do te deshirojsa te pershendesja ne emer te qytetareve te Gjirokastres, e te isha thellesisht mirenjohes ndaj kontributit te Ministrise se jashteme te Italise, Ambasades italiane ne Tirane, rajonit te Markeve,Provinces se Ascoli Piceno,Bashkise se Grottammare-s dhe te gjithe specialisteve qe ideuan dhe realizuan kete projekt me vlere teper te rendesishme per ardhmerine e qendres muzeale te qytetit tone, pasuri e trashegimise kulturore boterore te UNESKO- s, si dhe sfiden e perballimit te renimit e te konkurences se kohes. Perfundimi i Planit rikuperues te qendres historike te qytetit te Gjirokastres eshte ne vetvete jo thjesht nje kontribut teknik, por eshte kushtetuta urbane e qytetit, eshte nje udherefyes per punet qe do te realizohen sot e ne te ardhmen.
Ajo eshte vec te tjerave edhe nje kontribut me vlere i integrimit europian te Gjirokastres, por edhe nje model per te menduar ne menyre pozitive, per te formuluar mentalitete gjitheperfshirese, qytetare e bashkekohore.
Puna e perbashket e specialisteve italiane e shqiptare solli edhe nje tradite te re te miqesise e bashkepunimit, te shkembimit te vlerave e eksperiencave, te cilat do te zhvillohen e pasurohen me tej ne te ardhmen.
Ne jemi te vendosur per te ecur ne kete rruge te miqesise e bashkepunimit, ne kete rruge te perfitimit reciprok te vlerave, kulturave dhe dashurise se popujve per njeri - tjetrin.
Tek bashkia e qytetaret e Gjirokastres, miqte e pertej Adriatikut do te kene gjithmone deren e zemren e hapur per pune te medha e te dobishme ne sherbim te qytetareve, te zhvillimit e prosperitetit. Ju faleminderit !

Kryetar i Bashkise Gjirokaster
Flamur BIME

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com