studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

Gjirokastra...një tëresi banesash të ndërtuara nga qytetarë të pasur që fati I ka bashkuar, pa ndonjë arsye të dukshme, në të njëjtin vend.
Ismail Kadare: - "Kronike ne gur"

Kjo fraze e Kadaresë, e përkthyer vite më pare prej një teksti ne frengjisht (përkthimin Italisht te tekstit, per arsye kohe, nuk e kam gjetur), mu kujtua gjatë një bisede të kohëve të fundit me prof. Genc Rulin; ku dhe ai nënvizonte paradoksin e çuditshëm të Gjirokastrës, këtij qyteti të ndërtuar nga të pasurit ,por që duhej ta ruanin të varfërit.
Këto dy reflektime të shprehura nga dy persona krejt të ndryshëm, njëri poet e tjetri ekonomist, qartësojnë në mënyrë të pagabueshme kufizimet e planit tone: sado i kujdesshëm dhe në bashkëpunim të plotë me qytetarët qoftë ai, për të ndikuar realisht mbi Qendrën Historike të Gjirokastrës, ky plan duhet të shqërohet me ndërhyrje të karakterit ekonomik qe ndihmojne rikuperimin.
Që të mund të kuptohet kompleksiteti i një qyteti, sidomos kur ai i përket një qytetërimi dhe një kulture të ndryshme nga e jona, kerkon një akt të vërtetë përulësie.
Duhet të zhvishemi nga skemat që na drejtojnë në veprimtarinë tonë të përditshme; të studiojmë thellësisht rrënjët historike të popullit shqiptar; të njohim Ilirët, qytetërimin Epiriot; të vizitojmë Antigonenë dhe Finiqin, të zbresim deri në Butrint dhe të ngjitemi deri në Apoloni.
Do të thotë të lexojmë tekstet e Ismail Kadaresë dhe të përpiqemi të kuptojmë Shqipërinë moderne, që nga Enver Hoxha deri tek kriza e piramidave financiare si dhe kontradiktat më të fundit.
Ka qenë pikërisht kjo rruga e ndjekur prej meje, dhe duhet ta pranoj se ka qenë një rrugë për të cilën unë comuduhet t'ua di për nder dhe të falënderoj miqtë e mi shqiptarë (Teodorin, Vladimirin, Fredin dhe Arianin), që kanë qenë për mua udhërëfyes të ditur dhe inteligjentë.
Ata më kanë drejtuar nëpër shtigje krejtësisht të panjohura dhe shume pak të zbuluara prej udhetareve dhe operatorëve ndërkombëtarë që kanë kaluar në Gjirokastër gjatë këtyre viteve.
Është një udhëtim që po zgjat prej gjashtë vitesh, gjatë të cilave kam arritur të mbaj një kontakt të vazhdueshëm (edhe më intensive këto dy vitet e fundit, në të cilat kam bashkëpunuar për përgatitjen e Planit të Rikuperimit) me realitetin shqiptar qe eshte ne evolucion të shpejtë dhe të vazhdueshëm.
Impenjim maksimal më është dashur për të kuptuar disa paradokse, në dukje, të shoqërisë shqiptare, si dhe ndryshimet e shumta midis rajoneve të jugut dhe pjesës tjetër të vendit.
Gjatë këtij rrugëtimi njohjesh kam qene bashke me shumë bashkeudhetare, kuriozë dhe entuziastë potuajse sa unë, me të cilët kam ndarë përveç vështirësive të shumta (duke filluar që nga dëbora dhe ngricat e janarit 2005 dhe deri tek problemet me mjetet e ndryshme të transportit), edhe kënaqësinë e zbulimeve gjatë ballafaqimeve të vazhdueshme per refleksione e perbashketa.
Tek të gjithë ata që kanë punuar mbi Planin, duke ndarë me njëri-tjetrin vështirësitë e një planifikimi kompleks, si ai i një Qendre Historike, gjithmonë ka mbizotëruar entuziazmi, vullneti për të kuptuar, për të kapërcyer paragjykimet; me bindjen e përbashkët për rëndësinë e një procesi, që ka si qëllim përfundimtar rruajtjen dhe shpëtimin e një pasurie kulturore, e cila kohët e fundit, edhe falë punës tonë, është shpallur Pasuri e Njerëzimit nga UNESCO.
....

Fabrizio TORRESI

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com