studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

GjirokastraPërpilimi i Planit të Rekuperimit të një qendre historike si Gjirokastra, është një sfidë sigurisht shumë impenjative për çdo urbanist: mbi të gjitha dimensionet, por edhe shumëllojshmëria dhe kompleksiteti i aspekteve që janë për t'u analizuar, janë të tilla që kërkojnë një ballafaqim të shumë disiplinave dhe të teknikave më të avancuara të analizës dhe të përvetësimit të të dhënave.
Bazat e përpilimit të Planit ishin hedhur që me punën e bërë në vitet e kaluara në veçanti me redaktimin e hartografise aerofotogrametrike në format dixhital dhe aktivizimi i Zyrës së Planit pranë Bashkisë së Gjirokastrës me mjete informatike GIS, në pararojë nga këndvështrimi teknologjik; kishin filluar gjithashtu edhe një sërë studimesh dhe kërkimesh sëbashku me publikimin e dokumentit të parë të Planit.
Pjesa e banuar historike përfshin një sipërfaqe prej rreth 1.2 km2, duke përfshirë edhe pjesën më antike rreth kështjelles si dhe zhvillimet e mëtejshme deri në ndërtimet e shekullit XIX.
Plani i rekuperimit përfshin gjithë qendren historike, duke përqëndruar në pjesën më të madhe analiza në zonën më përfaqësuese të saj, në perimetrin e së cilës më i shtrirë nga ai i qytetit muze, është proçeduar me skedimin e plotë të ndërtesave.
Është pikërisht kjo zonë në të cilën janë të pranishme pjesa më e madhe e ndërtesave të banuara historike karakteristike të Gjirokastrës, të klasifikuara këto nga Instituti i Monumenteve të Kulturës si të kategorisë së parë.
Për pjesën që mbetet, e karakterizuar kjo nga një prezencë më e vogël e emergjencës arkitektonike, por në të cilën dallohen një numër i konsiderueshëm ndërtesash me interes historik dhe tipologjik të shfaqura në një rrjet më të vogël që gjithësesi duhet ruajtur për të mbajtur të paprekur fizionominë e përgjithshme të qendrës historike; costruzioështë proçeduar me gjetjen e karakteristikave të ndërtesave në mënyrë të shpejtë me një sërë vrojtimesh në vend dhe me përdorimin e fotografive ajrore me saktësi të madhe.
Perimetri i përcaktuar ne kete menyre, përmbledh gjithë zonën e mbrojtur nga UNESKO si trashëgimni mbarë humanitare dhe përfshin një numër më të madh se 1400 ndërtesa.
....

Bruno BONIFAZI

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com