studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

GjirokastraTë flasësh për normativat e një instrumenti urbanistik, mund të mos jetë dicka interesante as për rrethin e ngushtë të të ngarkuarve me kete pune, pa le pastaj për të ashtuquajturin "njeriun e rrugës", prandaj e gjykojmë se është e nevojshme, madje interesante, të flasim shkurtimisht për "qendrimin" me te cilin ju afruam temes duke pare dhe vecantite e situates : - nga njëra anë kishim një Qendër Historike me një shtrirje shumë të madhe, të pasur me element historiko-arkitektonik dhe shpesh mahnitëse, te cilat mund të futen në rangun e Pasurive të njerëzimit të UNESKO-s, dhe nga ana tjetër si referim një kuadër normativ kombëtar shumë të dobët, një shoqëri dhe një stil jetese ndryshe nga ajo italiane (me këtë nuk kemi për qëllim të bëjmë kritika) dhe një strukturë të pronës private jashtëzakonisht të ndryshme nga e jona.
Përpara se të fillonim përpunimin e pjesës teknike të planit, ishte e nevojshme të "pastroheshim" nga bagazhi ynë i njohurive ligjore, regulloreve, normave të jurisprudencës, etj (në një farë mënyre kjo ishte një eksperiencë per disa aspekte çliruese po të meret parasysh evoluimi aspak i kënaqshëm i situatës tonë urbane), dhe na u desh të futeshim në një realitet, i cili nga shumë këndvështrime eshte ende i " pastër", aq sa që ka shumë gjasë qe aprovimi i Planit të rekuperimit do të bëhet me anë të një ligji kombëtar dhe normativa do të kete karakter referimi për eksperiencat e mëvoneshme planifikuese.
Gjëja e parë e rëndësishme ishte të kuptohej funksionimi i procedurave të pakta urbanistiko-ndërtuese, të kuptohej cilat ishin organet e përfshira në to, cilat ishin instrumentat dhe aktet normative që vepronin; në thelb u përpoqëm të kuptonim nëse egzistonte një ekuivalent me planin tonë regullator,si aprovohet nje projekt ndertimi,cilat jane format e tuteles se ndertesave me vlere etj.
Pasi situata u bë e qartë, u përpoqëm që të kthenim në mundesi mungesen e disa strukturave dhe u tentua te "transferohej" ne normative e planit pjesa me e mire e disiplines urbanitiko-ndertimore italiane, duke ia përshtatur atë situatës në Shqipëri dhe veçanërisht asaj të Gjirokastrës.

....

Carlo BRUNORI

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com