studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

GjirokastraSistemi dhe dekori urban, paraqesin në mënyrë besnike historinë e një qyteti dhe problemet që e kanë shoqëruar atë nëpër shekuj.
Ato janë pasqyra e kulturës dhe e karakterit të një populli të caktuar, dhe si të tilla, reflektojnë qytetërimin e tij.
Doket dhe zakonet, pasuritë dhe mireqënia, degradimi dhe rënimi: të gjitha këto, mund të lexohen nëpërmjet shenjave të lëna pas në kohë, në rrugët antike, në ndërtesat historike, në dekorimin dhe mobilimin e shtëpive.
Kjo vlen si për qytetet dhe qendrat antike të banimit, ashtu edhe për ato moderne apo të krijuara rishtazi.
Gjirokastra është një qytezë e mrekullueshme, qendra historike e të cilës, është e mbushur me shume dëshmi të se kaluarës.
Personaliteti dhe temperamenti i qytetarëve të saj vihet re falë disa detajeve si: mënyra e ndërtimit të rrugëve dhe banesave, karakteristikat dekorative të portave dhe dritareve, suvase te perdorur për veshjen e mureve; e cila shpesh përbëhet nga një përzierje argjili dhe kashte, ose materialesh të tjera më të çmuara siç janë gërqelja dhe qimet e kafshëve, të cilat nëse lyhen me ngjyrë të bardhë, është e mundur që të mbajne dekoracione të thjeshta figurative ose floreale.
Por gjëja më karakteristike, të cilën syri ta kap menjëherë sapo bie në kontakt me qytetin, janë çatitë e famshme, me atë pamjen e tyre, sikur zbresin drejt njëra-tjetrës, të ndërtuara tërësisht me pllaka guri.
Sipërfaqet arkitektonike te ndertesave, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë prej guri, rezultojnë të jenë të veshura në pjesën e sipërme të tyre me një shtrese suvaje.
Megjithatë, ndonjëherë, në mënyrë që të mos rëndohet struktura, pjesët e sipërme të këtyre ndërtimeve janë të punuara me dru dhe të veshura me një shtresë suvaje, mbi të cilën janë pikturuar elemente floreale dhe dekorime figurative.
Detajet e rrisin rëndësinë e tyre, ndërsa futesh në brendësi të këtyre ndërtesave; mund të përmendim disa të tilla si: tavane druri të pikturuara, oxhaqe karakteristike të veshura me dekoracione që vazhdojnë edhe në faqet e murit rreth tyre, gurë të gdhendur, piktura murale, etj.
Të gjithe këta elemente me vlerë të madhe, dëshmojnë për kapacitetin artizanal dhe shijet artistike të një populli si në realizimin e veprave të rëndësishme, ashtu edhe në atë të objekteve të thjeshta të përdorimit në jetën e përditshme.
Duke patur parasysh këto veçori, është e lehtë të kuptohet se ndërhyrjet për rekuperimin e qendres historike nuk duhet të kufizohen vetëm në fasadën e saj, në pamjen e jashtëme të ndërtesave, por duhet të përfshijnë të gjithë elementet që dëshmojnë për një kulturë të hershme.
Objektivi i restaurimit nuk përfshin vetëm realizimin e një paraqitjeje të bukur, konservative dhe estetike, por ai ndeshet te koshienca për të rikuperuar vlerat historike, arkitekturore dhe kulturore të një qyteti, të cilat përbëjnë pasuri unikale dhe të papërsëritshme , që u përkasin të gjithëve.

....

Guido BOTTICELLI

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com