studio torresi - Adrianopoli, teatro romano
studio torresi - progetto
studio torresi - Grottammare alto
studio torresi - recupero ex ospedale Grottammare
studio torresi - Gjirokastra, castello

Lingua

Segui studio torresi

Feed Linked In Twitter YouTube

Houzz

Curriculum Vitae

bandiera ita Bandiera en

News ed eventi

 

GjirokastraNjohja e materialeve dhe perdorimi i tyre i sakte ne funksionet konservative perben nje stad te rendesishem ne planifikimin e cdo projekti te rikuperimit arkitektonik.
Me kete kontribut na propozohet hapja e nje fronti studimi per materialet e perdorura ne ndertesat historike te Gjirokastres,me objektiv gjetjen e karaktereve te perbashketa per tipologjite e ndryshme te studiuara lidhur me perdorimin e teknikave ndertimore te konsoliduara dhe karakteristike per vendit, duke evidentuar ne kohe situatat e shkaterimit, te dobishme per te na dhene tregues mbi gjendjen e strukturave dhe rreth nderhyrjeve konservuese me koherente qe duhen adaptuar.
Puna e zhvilluar deri tani perfaqeson nje faze paraprake te ketij kerkimi, sa qe ne kete fushate te pare kerkimet jane perqendruar dhe thelluar vetem per suvate dhe muret e disa shtepive karakteristike; ato sidoqofte mund te gjejne nje zhvillim te metejshem ne kuadrin e te njejtit projekt, edhe ne funksion te nje individualizimi me te sakte te vendeve nga ku jane marre materialet si dhe kronologjia e perdorimit, duke integruar studimin kimikokompozicional te materialeve me karakteristikat dimensionale te mureve dhe ato stratografike te suvave dhe mbi te gjitha me burimet arkivore e historike qe mund te gjenden.
Per te kryer nje studim te mjaftueshem per pershkrimin e suvave dhe muraturave me interes historik eshte e domozdoshme njohja dhe pershkrimi i pjeseve te meposhteme:

  • Llojet e gureve te perdorur dhe punimet e kryera per pregatitjen e materialeve ndertimore;
  • realizimi i siperfaqeve pa suvatim me karakteret mensikronologjik dhe teknikat e rifiniturave te adoptuara;
  • llojet e llacit te perdorura ne lidhjet dhe veshjet, me referim te vecante per materialet lidhese, perberese dhe materialet shtese per te permiresuar cilesine.

Teknika ndertimore e banesave te Gjirokastres shfaqet autonome dhe e panvarur prej perdorimit te strukturave ndertimore te periudhes antike, e krijuar mbi seleksionimin e materialit qe disponohej.
Pjesa me e madhe e mureve dhe e derrasave per mbulimin e cative te Gjirokastres eshte e perbere prej guri lokal sic shihet prej shembujve tipike te paraqitur ne fig. 1.1 dhe 1.2.
Materialet lidhese (llaci) dhe suvate paraqesin karakteristika te vecanta ,te perseritura dhe tipike, te dallueshme si ne ndertesat e kategorise se pare ,ne gjendje te mire konservimi si te Zekatet ose ne gjendje abandonimi si te Babameto,ose ne ndertesat e lagjeve Palorto e Pllake.
Ne vecanti eshte ndeshur nje praktike shume e perhapur ne perdorimin e qimeve te dhive dhe te fibrave vegjetale me funksion armature dhe mbeshtetjeje te suvave te jashteme dhe te brendeshme , ne disa raste jane cfaqur edhe fragmente me tulla ne realizimin e llarealizzaziocit kociopest,tregues ky i mureve me te reja te ndeshura keto ne zonen e Pazarit te vjeter ,por edhe jashte shtepise muze te Zekateve.
Ne kete studim me shume vemendje i eshte kushtuar analizave te lyerjeve dhe dekoracioneve origjinale mbi suva dhe ne dru tek shtepine karakteristike te Zekateve si edhe stratigrafie te suvatimeve te banesa e Babametove,me qellim per te pasur nje ide per teknikat e perdorura te keta te fundit dhe per teknikat e perdorura ne dekoracionet murale te ndertesave historike,duke zhvilluar njekohesisht nje njohje rreth pigmenteve te perdorura dhe monitorimin e natyres se shtresave dhe celfave qe jane prezent te siperfaqet e lyera.
Per fat te keq ne gjendjen aktuale akoma nuk eshte bere e njohur data ekzakte e ndertimit te dy ndertesave qe po trajtojme,Zekate dhe Babameto,qe te dyja te periudhes para 1900,me dy nderhyrje restauruese te dokumentuara vetem te ndertesa e Zekateve ,konkretisht 1988 dhe 2004.
Po mund te vazhdohet me kerkime arkivore qe mund te japin nje pozicionim kohor me te sakte ne baze te teknikave dhe materialeve te perdorura.

....

Pierluigi FERRACUTI - Francesca OSPITALI

 

studio torresi

Via A. Murri 35 - 63900 Fermo, Italy
Tel.: +39 0734622950 - Fax: +390734 623948
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
P.Iva 01592570442

partners

Powered by JoomlaGadgets

 
 
 
 

Joomla Templates by Joomla51.com